Jurgen Klopp i gëzohet fitores ndaj Milanit në Champions League, por nuk harron t’i vërë në dukje ato 10 minuta të fundit të pjesës së parë kur kuqezinjtë e përmbysën rezultatin.
“E nisëm jashtëzakonisht mirë. Bëmë një super lojë, intensive, por të zgjuar. Luajtëm në të gjitha hapësirat që duhej të luanim dhe nuk u lamë asnjë hapësirë, deri… nuk jam i sigurt saktësisht. U ndëshkuam në minutat e fundit të pjesës së parë, por kishte nisur më herët.
U kujdesëm për futbollin tonë. Në fund nuk ishim të organizuar. Kur jemi të organizuar, Fabinho është i jashtëzakonshëm. Kur hapësirat më pas janë të mëdha, atëherë nuk ka çfarë të bëjë.
Ata luajtën mes linjave dhe shënuan dy gola. Gjithsesi nuk e ndjemë se nuk mund ta kthenim rezultatin. Ishte e qartë që duhet ta bënim kthesën menjëherë dhe më pas shënuam gola të mrekullueshëm, që të jem i sinqertë.
Morëm një fitore të merituar, por patëm një 10 minutësh ku Milani e ndryshoi gjithçka. Milani na erdhi në grup nga vazo e katërt. Ata po kalojnë një moment të mirë dhe jemi në një grup mjaft të vështirë.
Kjo është arsyeja pse kjo fitore ishte shumë e rëndësishme. Nuk vendos gjë kjo fitore, por na jep një fillim si fitues”, tha Klopp për BT Sport pa ndeshjes së mbrëmshme. Liverpool ka në grup edhe Atletico Madrid e Porto, që mbrëmë barazuan pa gola mes tyre. / oversport.tv