Klopp: Nuk e kam idenë si fitohet “Topi i Artë”, por Salah e meriton

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp është ndalur përpara mediave për të komentuar ndeshjen e radhës në Champions League kundër Atletico Madrid. Gjermani u shpreh entuziast për takimin, si dhe foli për mundësinë që Salah ka për të fituar “Topin e Artë”.

Salah- “Nuk e kam idenë se si fitohet “Topi i Artë”, për të qenë i sinqertë. Nëse bëhet fjalë për të qenë në finalen e Ligës së Kampionëve, duke shënuar më shumë gola, gjëra të tilla, atëherë mund të jetë pak e vështirë ndoshta. Nëse bëhet fjalë për paraqitjet gjatë dy viteve të fundit, atëherë ai ka një shans nga këndvështrimi im”.

Rëndësia e ndeshjes ndaj Atletico- “Nëse i fitojmë të dyja ndeshjet kundër Atleticos në grup atëherë ka shumë shanse që të kalojmë. Unë jam një person shumë pozitiv, por nuk jam aq optimist apo naiv sa mendoj se dy ndeshjet ndaj Atletico janë tashmë në xhepin tonë. Është një fushë e vështirë për të luajtur, ne e dimë këtë”.

Stili i lojës së Atletico- “Nuk është stili i lojës që unë do të luaja. Unë nuk jam personi i duhur për atë stil loje, nuk ja kërkoj dot lojtarëve. Të gjithë jemi të ndryshëm dhe kjo është arsyeja pse është diçka e bukur. Nuk më ngelet mua ta gjykoj apo kujtdo tjetër. Ne duhet të përballemi me atë ekip dhe të fitojmë”. /oversport.tv