Klopp për largimin e Firminos: Ai do të mbetet nga më të mirët e historisë së Liverpool

Roberto Firmino largohet në korrik si lojtar i lirë nga Liverpool pasi nuk rinovoi kontratën e tij me klubin. Trajneri i “the reds”, Jurgen Klopp ka folur në një intervistë dhe e cilëson sulmuesin brazilian si një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave te Liverpool.

“Firmino ka qenë pjesë e pandashme nga gjithçka që ka ndodhur këtu derisa kam qenë unë këtu. Mendoj se ai është ende lojtari që ka nisur në më shumë ndeshje nën drejtimin tim. Vetëm se për një kohë të gjatë nuk mund ta imagjinoja se si do të ishte loja jonë pa të.

Si person, si qenie njerëzore, si djalë, do të më mungojë. Si lojtar, Firmino do t’u mungojë të gjithëve, por gjithsesi mendoj se është mënyrë e duhur për të ndarë rrugët.

Ne jemi profesionistë futbolli dhe herë pas here duhet të ndajmë shoqërinë, është krejtësisht normale. Ne do të mbetemi miq përgjithmonë, do t’i jem përgjithmonë mirënjohës Firminos për gjithçka që ka bërë tepër ne. Për mua ai do të mbetet një nga më të mëdhenjtë në historinë e Liverpool.” – u shpreh Klopp. /oversport.tv