Klopp: Salah nuk gjen më mirë se Liverpool, i drejtë vendimi për Chelsea

Në konferencën për shtyp në prag të sfidës kundër Brighton, Jurgen Klopp ka folur edhe për rinovimin e kontratës së Mohamed Salah:

“Salah pret që ky klub të jetë ambicioz: kemi qenë dhe jemi. Nuk mund të bëjmë më shumë, praktikisht është një vendim që i takon atij. Klubi ka bërë gjithçka, por nuk ndodhi asgjë. Nuk ka as firmë dhe as refuzim. Nuk e kemi me ngut.

Salah e di se kush është situata e Liverpool dhe është e pamundur që blerje të reja të mundshme të ndikojnë në vendimin e tij. Në fund, nuk ka vend më të mirë për të sesa Liverpool, diku tjetër nuk do të kishte të njëjtin rendiment dhe nuk do të arrinte të njëjtat suksese. Liverpool është vendi më i mirë për të”, ka thënë trajneri i “të kuqve”.

Gjermani ka komentuar edhe vendimin e qeverisë britanike për të sekuestruar pasuritë e Roman Abramovich: “Mendoj se vendimi i qeverisë është i drejtë. Nuk është një situatë ku janë përgjegjës të gjithë punonjësit e Chelsea. Një person është përgjegjës dhe ai e ka emrin Putin.

Nuk e di rolin e Roman Abramovich në gjithë këtë, por dihet që është njëri i afërt me të. Të jem i sinqertë, besoj se është e drejtë kjo që ka bërë qeveria. Nuk është diçka e bukur për Chelsean dhe tifozët e saj. E kuptoj”, ka thënë Klopp. / Oversport.tv

Foto: Liverpool FC Twitter