Klubet angleze i bëjnë gjëmën Newcastle, pezullojnë investimet e pronarit të ri

Klubet e Premier League janë mbledhur këtë të hënë dhe kanë votuar një ngrirje të përkohshme për secilin klub që nënshkruan marrëveshje komerciale dhe sponsorizimi me bizneset që kanë lidhje me pronarët e vetë.

Vendimi doli nga në një takim urgjent, pasi u ngritën shqetësimet se pronarët e rinj të Newcastle United nga Arabia Saudite mund të nënshkruanin marrëveshje fitimprurëse me kompanitë shtetërore saudite.

Tetëmbëdhjetë klube votuan në favor të ngrirjes, ndërsa Newcastle votoi kundër. Manchester City abstenoi pasi avokatët e tyre i këshilluan se votimi ishte i paligjshëm.

Pas ngjarjes, zyrtarët e Premier League nuk kanë dashur të komentojnë duke heshtur mbi votimin dhe pezullimin e ndodhur. /oversport.tv