Klubet dakord me bashkinë, Inter dhe Milan marrin OK-in për stadiumin e ri

Sot ka përfunduar një tjetër takim i rëndësishëm mes kryebashkiakut të Milanos dhe drejtuesve të skuadrave milaneze, Interit dhe Milanit për ndërtimin e stadiumit të ri.

Kryetari i Bashkisë së Milanos, Guseppe Sala, me anë të një postimi në rrjetin sociale “Facebook”, ka bërë me dije se është hedhur një tjetër hap i rëndësishëm që Milano të ketë një tjetër impiant, këtë herë të ri dhe modern, duke zëvendësuar mitikun “San Siro”.

“Ka një dakordësi për tre kushtet kryesore që nevojiten për stadiumin e ri. I pari është që impianti i ri duhet të plotësojë të gjithë kushtet për hapësirat dhe vëllimet të paraqitura në projekt. E dyta është që zona e ‘San Siro’-s aktuale të shndërrohet në një zonë sportive dhe argëtuese.

Pika e tretë është që koncensionet e të drejtave volumetrike, të mos ndryshojnë ato që janë. Të dy kompanitë ranë dakord me këto pika, teksa të pranishëm ishin Antonello për zikaltrit dhe Scaroni.

Tanimë duhet të procedohet shpejt në lidhje me diskutimin me opinionin publik që të avancojmë më tej. Sa u përket Lojërave Olimpike 2026, ceremonia e hapjes do të zhvillohet në “San Siro”, pavarësisht kohës së stadiumit të ri”, ka shkruar ndër të tjera kryebashkiaku i Milanos. /Oversport.tv