Klubet më të pasura në botë, dy klube italiane në “Top 10”

Është publikuar lista e pronarëve më të pasur që zotërojnë një klub futbolli.

Bie në sy ngjitja e menjëhershme në vend të parë të kësaj liste, e pronarëve të rinj të Newcastle, të cilët kanë një diferencë të frikshme me pronarët e skuadrave të tjera.

377 miliard euro është pasuria e Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite, ndërsa në vend të dytë vjen pronari i Manchester City, sheiku Mansour, me një pasuri prej 27.3 miliard euro.

Në 10-n e parë të kësaj liste, gjenden edhe dy klube të Serie A. Juventusi zë vendin e katërt me 13 miliard euro, ndërsa Interi renditet i 9-ti me 7.3 miliard euro. /Oversport.tv