Klubet më të pasura të Italisë? Nuk janë në Serie A, por në kategorinë inferiore

Revista “Forbes” ka publikuar renditjen e njerëzve më të pasur në botë. Mes tyre sigurisht, që janë edhe disa që kanë në pronësi klube futbolli, por çudia është që më të pasurit e Italisë, zotërojnë skuadra që nuk militojnë në Serie A, por në Serie B.

Në vend të parë renditen Robert dhe Mihael Hartono pronarë të Comos, me një pasuri të përgjithshme prej 45.5 miliardë dollarësh.

Në vend të dytë është Silvio Berlusconi, pronari i Monzas, me një pasuri neto prej 7.1 miliardë dollarësh. Podiumin e mbyll numri një i Fiorentinës, Rocco Commisso me një pasuri prej 6.1 miliardësh.

Pas tij renditen me radhë Joey Saputo (Bologna, 4,8 miliardë), Dan Friedkin (Roma, 4,3 miliardë), Paul Singer (Milan, 4,3 miliardë), Marco e Veronica Squinzi dhe Simona Giorgetta (Sassuolo, 3,9 miliardë), Renzo Rosso (Vicenza, 3,5 miliardë).

Mbyllin “Top 10” John Elkann (Juventus, 2,1 miliardë) dhe Antonio Percassi (Atalanta, 1,4 miliardë). / Oversport.tv

Foto: AC Monza Facebook