Klubi anglez kërkon trajner! Fonseca favoriti kryesor për pankinën e Newcastle

Ish-trajneri i Romës, Paulo Fonseca, është kandidati favorit për t’u bërë tekniku i ri i Newcastle, tashmë që pankina e skuadrës angleze ka mbetur bosh pas largimit të Steve Bruce.

Sipas shtypit anglez, në veçanti “Daily Telegraph” dhe “Daily Mail”, trajneri portugez ka arritur tashmë një marrëveshje me drejtuesit e rinj të “qymyrxhinjve” dhe firma në kontratë mund të zyrtarizohet javën e ardhshme.

Fonseca duket se ka bindur pjesën angleze të pronarëve të rinj, në veçanti Amanda Staveley. Megjithatë duhet theksuar se portugezi duhet të mposhtë konkurrencën e madhe për stolin e Newcastle, pasi janë edhe shumë teknikë të tjerë që përfliten për këtë pozicion.

Frank Lampard, Steven Gerrard, Roberto Martinez dhe Unai Emery janë vetëm disa nga emrat që lakohen për të marrë kreun e pankinës së Newcastle. / Oversport.tv