Klubi i Tiranës në zi, ndahet nga jeta bashkëshortja e Selman Stërmasit

Në një mëngjes të trishtë është gjendur sot skuadra e Tiranës. Është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm Nezihat Stërmasi në moshën 102-vjeçare, e njohur si “Nona Tirona”.

Nezihati ishte bashkëshortja e ish-legjendës së klubit bardheblu, Selman Stërmasi. Zonja tiranase mbylli sytë sot përfundimisht pasi jetoi një jetë shekullore në kryeqytetin e Shqipërisë.

Varrimi i Nezihat Stërmasit do të bëhet ditën e nesërme më datë 2 prill në orën 12:00. Ajo do të mbahet mend gjithmonë si një grua e palodhur dhe e dashur. /oversport.tv