Koeman: E shoh se ç’po ndodh, por mendoj për ndeshjen kundër Atleticos

E ardhmja e Ronald Koeman tek Barcelona është ende e paqartë. Tekniku hollandez po përballet me krizë rezultatesh dhe ndeshja me Atletico Madrid në fundjavë mund të jetë e fundit për të në stolin e katalanasve.

“Që nga dita e parë, Jordi më ka thënë se nuk do jetë trajner i klubit, unë flas me të çdo ditë”, u shpreh tekniku holandez. “Ekziston një mungesë ekuilibri për momentin. Ka sulmues që po rikuperohen. Kemi mungesë efektiviteti. Atletico ka aftësinë për të gjuajtur në portë dhe për të shënuar, ndërsa ne kemi tentuar 4 herë por nuk kemi shënuar, kjo është diferencë e madhe”, shpjegoi Koeman.

Momenti më i mirë? – “Kam përgjigje për këtë? Duket qartë që jam gati në ikje. Nënshkrimet janë momenti më i mirë. Më i keqi? Ikja e Messit”.

Mugesa e respektit ndaj jush?- “Nuk ka nevojë për përgjigje. Nuk bëhet fjalë të jesh mirë apo keq, por ka të bëjë trajtimi ndaj meje”.

Kush mund të bëjë më mirë se ju?- “Nuk kam çfarë të flas për trajner tjetër? Nëse do kisha një çantë me para, Messi do ishte këtu. Kjo vlen dhe për lojtarët e tjerë që do i silja këtu për të dominuar në lojë”.

Çfarë note i jep vetes?- “Jam lodhur duke mbrojtur veten. Kushdo mund ta analizojë situatën ku ndodhet klubi. Ne kemi supozuar ndryshime nga ana e klubit. Me siguri do të ketë njerëz që mendojnë se kjo është mungesë respekti. Të tjerët do të mendojnë se nevojitet kohë. Një ditë do të doja të flisja mirë për atë që mendoj”.

Fitorja do iu shpëtonte? – Të gjithë e dinë se këtu jam për dashurinë e këtij klubi. Erdha në një situatë të vështirë dhe të gjithë kanë opinionin e tyre. Kujdesem për lojtarët dhe ndeshjen.

Ndeshja e fundit?- Askush nuk më ka thënë asgjë, as Laporta. Ai nuk më ka thënë asgjë, por unë kam veshë, kam sy dhe e di çfarë po ndodh”.

Si do rreshtohet ekipi? – “Do vazhdojmë siç kemi bërë gjithmonë. Do rikuperojmë lojtarë të rëndësishëm. Unë e di se gjithçka varet nga rezultatet. Diçka normale në këtë botë.”

Sa i përket ndeshjes me Atleticon, Koeman thotë se janë dy stile të ndryshme të lojës. “Ata u shpallën kampionë sezonin e kaluar me meritë. Do përpiqemi të jemi më mirë në pasimin e fundit dhe të krijojmë mundësi. Nuk e di nëse do kemi më shumë raste shënimi se me Benficën por duhet të shënojmë”, përfundoi holandezi. / oversport.tv