Pjaniç ka luajtur për Barcelonën në sezonin 2020/2021 nën drejtimin e Koeman dhe ai u aktivizua shumë pak. Për aktivizimin e tij të pakët lojtari akuzoi trajnerin holandez dhe deklaroi që kjo ishte fyese për të dhe që trajneri nuk e respektoi.
Për këto akuza Koeman deklaroi: “Unë e kuptoj frustrimin e lojtarit. Por mënyra jonë e lojës, me top ose pa top sollën që lojtari të humbasi duelin me lojtarët e tjerë të mesfushës. Ne e provuam, por pamë që kishte lojtarë më të mirë se ai. Unë nga ana ime i uroj më të mirën atij në karrierën e tij”.