“Duhet të jemi realistë, duhet të shohim skuadrën që kemi dhe lojtarët që ma mungojnë. Mungojnë 7 lojtarë që mund të ishin titullarë në këtë skuadër”-këto janë fjalët e Ronald Koeman pas barazimit ndaj Cadiz në kampionat.
Në lidhje me marrëdhënien që ka me presidentin Joan Laporta, tekniku holandez ka thënë: “Me presidentin vetëm sa u përshëndetëm në hotel. Nëse drejtuesit e klubit duan të flasin me mua, kemi kohë.
Duket se kur fitojmë, unë vazhdoj në krye të skuadrës, ndërsa kur humbasim duhet gjetur një trajner i ri. Jam shumë i pakënaqur me ndeshjene zhvilluar, sepse kishim 3 apo 4 raste të pastra shënimi.
Pastaj kur filluam të luanim me 10 lojtarë (de Jong mori karton të kuq në minutën e 65-të) u bë edhe më e vështirë, pjesa e fundit e ndeshjes. Është vërtet një mëkat që nuk fituam”-ka deklaruar tekniku i Barcelonës, Ronald Koeman. /Oversport.tv