Koeman: Largimi i Messit nxorri në pah problemet e Barcelonës

Duke shpjeguar momentin e vështirë që po përjeton Barcelona, trajneri Ronald Koeman pranon se largimi i Messit ka hequr maskën që mbulonte gjithçka, duke lënë të kuptohet se problemet e klubit blaugrana ishin të fshehura nga cilësia dhe efikasiteti i yllit argjentinas.

Në një intervistë për të përjavshmen holandeze “Voetball International”, tekniku ka deklaruar se largimi i Messit nxorri në pah gjithë problemet që kishte skuadra.

Koeman pranon se i erdhi pak keq që nuk shkoi në Kampionatin Europian me skuadrën kombëtare holandeze: “Më vjen keq që nuk mund të isha prezent në atë turne me atë grup lojtarësh. Ishte një mundësi e artë, por pavarësisht gjendjes aktuale shumë të vështirë te Barcelona nuk do të kthehesha pas në kohë e të merrja vendime të tjera”-ka përfunduar trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman.

Rezultatet e dobëta kanë vënë në presion të madh teknikun holandez, që rrezikon seriozisht shkarkimin nëse nuk fillon kthesa, që nga ndeshja e radhës kundër Cadiz në kampionat. /Oversport.tv