Koeman ndjen mbështetjen e lojtarëve, por Laporta vendos sot për fatin e tij

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka folur për humbjen e radhës në Champions, kësaj here përballë Benficas, si dhe për të ardhmen e tij.

“Besoj se skuadra ka luajtur mirë derisa ndeshja shkoi 2-0, diferenca është se ne nuk arritëm të shënonim. Ata gjuajtën pak në portë, por arritën të shënonin. Rezultati nuk reflekon atë që pashë në fushën e lojës.

Nëse fitojmë dy ndeshjet kundër Dinamos së Kievit dhe Bajerni luan kundër Benficës siç luajti kundër nesh, besoj se do të kualifikohemi. Do të kemi 6 pikë dhe do të presim Benfikën në shtëpi, nuk më duket shumë i komplikuar kualifikimi.

Ndjej që lojtarët më mbështesin, e kuptoj nga sjellja e tyre. Nuk e di nëse klubi më mbështet. Nuk mund të them asgjë për të ardhmen time, sepse nuk e di se çfarë mendojnë drejtuesit e klubit në lidhje me këtë temë. Fajtori është gjithmonë trajneri, por duhet t’u kërkojmë më shumë edhe lojtarëtve”, ka thënë tekniku holandez i Barcelonës.

Ndërkohë që pritet që sot presidenti Laporta të marrë një vendim zyrtar për të vendosur fatin e teknikut Koeman. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, drejtuesit katalanas do të mblidhen pas mesditës për të vendosur për çështjen e pankinës së skuadrës blaugrana. /Oversport.tv