Lëkundet stoli i Koeman te Barcelona, shfaqen që tani hijet e Andrea Pirlos

Barazimi i djeshëm me Granadën në minutat e fundit me rezultatin 1-1, ngre dyshime për të ardhmen e trajnerit Ronald Koeman.

Barcelona po përballet me krizë rezultatesh që prej ndeshjes në Champions me Bayern Munich, ndërsa stoli i Koeman po lëkundet nga momenti në moment.

Prova e rradhës për hollandezin është Cadiz, ndeshje e lehtë në letër, por duke rikujtuar Granadën nuk ka vend për nënvlerësim ndaj kundërshtarit.

Një tjetër zhgënjim i mundshëm, do ndryshonte mendimin e Laports për të vazhduar me Koeman, ndaj emrat për ta zëvendësuar kanë dalë në qarkullim.

Xavi është emri më i përfolur në orbitën e katalanasve, por një tjetër ka dalë në horizont.

Bëhet fjalë për Andrea Pirlon, aktualisht pa ekip. Sezonin e kaluar drejtoi Juventusin duke e dërguar në top 4-shen e Serie A, por ecuria me ulje dhe ngritje, bëri që palët të ndanin rrugët. /Oversport.tv