Koeman: Nuk më shqetësojnë zërat për shkarkim, duhet të fitojmë

Në prag të ndeshjes të së dielës, që Barcelona do të luajë në shtëpi kundër Levantes, tekniku holandez Ronald Koeman ka dhënë një konferencë për shtyp.

I vetdijshëm për momentin e vështirë që skuadra po kalon, tekniku flet për gjendjen e lojtarëve, zërat për një largim të mundshëm, grumbullimin e Ansu Fatit pas thuajse një viti si dhe kërkon falje për kartonin e kuq që mori sfidën e kaluar kundër Cadizit.

E ardhmja- “Nuk mund të them shumë për ketë çështje, sepse kam kohë që nuk e lexoj shtypin. I dëgjoj fjalët që qarkullojnë, por gjithçka që ne duhet të bëjmë, është të fitojmë ndeshjet tona. Dëgjoj fjalë, dëgjoj emra. Kjo është puna juaj. Nuk kam ndërmend të harroj energji për gjëra që nuk i kontrolloj”.

Laporta- “Presidenti mund të flasë, ai është njeriu më i rëndësishëm në këtë klub. Nuk kam asnjë problem me të. Jam i fokusuar tek puna ime. Duhet të fitojë ndeshjet me skuadrën time. Pjesa tjetër nuk më intereson”.

Mungesat – “Janë të rëndësishme. Kemi lojtarë që luajnë në krah, që kanë shpejtësi dhe kalojnë kundërshtarin një për një. Kjo e bën akoma më të vështirë për të mbrojtur. Kemi lojtarë që luajnë në krah, por nuk janë në rolin e tyre natyral. Kemi provuar shumë gjëra që nga fillimi i sezonit, unë si trajner u detyrova të pranoj largimet e lojtarëve, për të mbrojtur interest ekonomike të klubit.

Rikthimi i Ansu Fati- “Ka akoma punë për t’u kthyer në formën e tij optimale. Ne duhet ta ndihmojmë, e rëndësishme është që u rikuperua”.

Kartoni i kuq – “Duhet të më shërbejë si mësim kjo situatë. Duhet të jem më i qetë. Të mendoj për skuadrën dhe ndeshjen. Njeri jam edhe unë dhe ka raste gjatë ndeshjes, që është shumë e vështirë të pranosh vendimet e gjyqtarit”. / Oversport.tv