Bayern Munich dominoi në stadiumin “Camp Nou” dhe mposhti 3-0 Barcelonën vendase në debutimin sezonal në Ligën e Kampioneve. Tekniku i spanjollëve, Ronald Koeman, pranon se gjermanët ishin skuadra më e mirë në fushën e lojës, por është besimplotë se skuadra e tij do të përmirësohet, sapo të rikthehen lojtarët e dëmtuar si Sergio Aguero, Ansu Fati apo Ousmane Dembele.
“Kishim vetëm tre sulmues në dispozicion. Taktikisht kishte momente kur ne kishim në kontroll lojën, por nuk mund të ankohem në këto momente. Dukej qartë diferenca në cilësi.
Bajerni ka një skuadër që luan bashkë prej shumë kohësh dhe ka përmirësuar ndjeshëm edhe stolin. Ne kemi shumë lojtarë të rinj, që për dy ose tre vitet e ardhshme do të bëhën shumë të mirë.
Është e vështirë të pranohet, por duhet të presim derisa gjërat të përmirësohen dhe lojtarët të rikuperohen nga dëmtimet. Duhet të vazhdojmë në këto kushte edhe disa javë, sa të kthehen edhe Aguero, Dembele dhe Ansu Fati”-ka deklaruar tekniku holandez pas humbjes në Champions. /Oversport.tv