Koeman thyhen heshtjen dhe sulmon ashpër presidentin Laporta

Ronald Koeman thyhen heshtjen dhe tregon atë që ndodhi tek Barcelona dhe në veçanti marrëdhënien me presidentin Joan Laporta.

Ish-trajneri dhe lojtari i skuadrës spanjolle ka sulmuar ashpër numrin 1 të klubit katalanas në një intervistë të dhënë për “Algemeen Dagblad”.

“E kuptova që në fillim që nuk isha trajneri i Laportas, sepse nuk më kishte zgjedhur ai. Mua nuk më dhanë të njëjtën kohë që po i japin Xavit.

Pastaj më tha njëmijë herë, që nuk do ta zgjidhte sepse i mungonte eksperienca. Megjithatë jam i lumtur që tani skuadra po paraqitet më mirë, edhe De Jongun e shoh më të përfshirë në lojë”, ka thënë holandezi.

Koeman flet edhe për largimin e Leo Messit: “Më thanë që duhet të linin dikë të largohej për çështje ekonomike. Më pas sheh që blejnë dikë për 55 milionë euro (Ferran Torres) sapo është larguar Messi. Përse duhej të largohej?

Nuk do të kthehen në “Camp Nou” për disa kohë. Nuk mund të bëj sikur nuk ka ndodhur asgjë”, ka përfunduar ish-trajneri i Barcelonës. / Oversport.tv

Foto: FC Barcelona Facebook