Koha e Kupës së Shqipërisë, FSHF përcakton oraret për duelet e të mërkurës

Kupa e Shqipërisë merr skenën në mesjavë, teksa do të zhvillohen ndeshjet e turit të parë. Çiftet janë të përcaktuara përmes një formule fikse që varet nga pozicionimi i skuadrave pjesëmarrëse në sezonin pasardhës.

FSHF ka përcaktuar edhe oraret për ndeshjet e së mërkurës, në të dyja grupet. Në grupin A të gjitha duelet nisin prej orës 16:00, kurse në grupin B janë veçuar Butrinti-Laçi (13:30) dhe Besa-Pogradeci (14:00), kurse takimet e tjera zhvillohen në 16:00.

KUPA E SHQIPËRISË – TURI 1/16

Grupi A
E mërkurë, 22 shtator, ora 16:00

Luzi 2008-Teuta
Tërbuni-Partizani
Shkumbini-Tirana
Veleçiku-Skënderbeu
Oriku-Bylisi
Erzeni-Dinamo
Besëlidhja-Burreli
Vora-Korabi

Grupi B
E mërkurë, 22 shtator, ora 13:30

Butrinti-Laçi

E mërkurë, 22 shtator, ora 14:00
Besa-Pogradeci

E mërkurë, 22 shtator, ora 16:00
Labëria-Vllaznia
Maliqi-Kukësi
Elbasani-Kastrioti
Flamurtari-Apolonia
Turbina-Egnatia
Lushnja-Tomori

/ oversport.tv