Koha e pushimit mbaroi, Icardi kthehet në stërvitje me PSG

Telenovela Icardi-Nara nuk ka përfunduar ende, por koha e pushimit për sulmuesin argjentinas po. Sipas asaj që raporton L’Equipe, Icardi është rikthyer të stërvitet me ekipin parizien në seancën e fundit stërvitore.

Pasi humbi dy seanca stërvitore më parë dhe ndeshjen kundër Leipzig për të zgjidhur problemet e tij personale, ekipi nuk i ka lënë më kohë të lirë sulmuesit.

Ai do të përgatitet rregullisht me ekipin në kuadër të sfidës kundër Marseille. Megjithatë, kriza në çift po vazhdon ende me Icardin që ende po përpiqet të rikthejë gruan e tij edhe nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale. /oversport.tv