“Koha për një sfidë të re”, Ronaldo reagon pas largimit nga United

“Pasi zhvilluam disa bisedime me Manchester United, kemi vendosur që të ndërpresim marrëveshjen në mënyrë konsensuale. Unë e dua Manchester Unitedin dhe tifozët e ekipit, kjo gjë nuk do të ndryshojë kurrë.

Megjithatë, unë ndjej se ka ardhur momentin që të filloj një sfidë të re. I uroj Manchester United më të mirën”. Këto janë fjalët e lamtumirës së Cristiano Ronaldos pas largimit nga “Djajtë e Kuq”.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka reaguar menjëherë pas largimit duke dhënë një koment të shkurtër për zgjedhjen e bërë. Kështu, ylli portugez i cili do ta nisë Kupën e Botës pa qenë pjesë e ndonjë klubi është në kërkim të aventurës së tij të re në Futboll. /oversport.tv

Foto: Manchester United, Twitter