“Koha për të ngritur kokën lartë”, Mancini reagon sërish pas eliminimit

Me një postim në Instagram, trajneri i Italisë, Roberto Mancini konfirmon faktin se nuk ka marrë ende asnjë vendim për të ardhmen e tij. Edhe pse nga disa fjalë duket qartë se pas hidhërimit nga eliminimi, trajneri italian po vlerëson me kujdes mundësinë e qëndrimit në krye të kombëtares italiane.

“Ndonjëherë futbolli mund të jetë një metaforë e pamëshirshme për jetën. Verën e kaluar ne ishim në majën e Europës pasi arritëm një nga fitoret më të bukura në historinë e kombëtares. Pak orë më parë ne jemi zgjuar në një nga pikat më dramatike”.

Mancini më pas shtoi: “Ne kemi kaluar nga gëzimi total në zhgënjim frustrues. Është vërtet e vështirë të pranohet, por pranimi i humbjeve në jetë është gjithashtu pjesë e një rruge të shëndetshme të rritjes njerëzore dhe sportive. Le të marrim pak kohë për të reflektuar dhe kuptuar me qartësi.

Lëvizja e vetme e duhur tani është të ngremë kokën dhe të punojmë për të ardhmen. Faleminderit publikut në Palermo për ngrohtësinë dhe faleminderit të gjithë fansave që na kanë transmetuar gjithmonë entuziazëm dhe dashuri”. /oversport.tv

Foto: Nazionale Italiana, Twitter