Kohë lamtumirash te Chelsea, jep dorëheqjen edhe Petr Cech

Ish-portieri i Chelsea dhe Arsenal, Petr Cech ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij si këshilltar teknik dhe i performancës.

Era e re Boehly tek “blutë” e Londrës humbet edhe një tjetër drejtues historik, pas lamtumirës së Marina Granovskaia nga Këshilli Administrativ.

“Ka qenë një privilegj të mbuloj këtë rol te Chelsea gjatë tre viteve të fundit. Pas ndryshimit të pronësisë së klubit, ndjej që është momenti i duhur për tu tërhequr. Jam i lumtur që klubi ndodhet tashmë në një pozicion të mirë falë pronarëve të rinj dhe kam besim se do të ketë sukses si në fushë edhe jashtë saj”, ka deklaruar Cech. / Oversport.tv

Foto: Petr Čech Facebook