Kohë rinovimesh te Juventusi, gati kontrata e re për mbrojtësin

“Martesa” midis Juan Cuadrados dhe Zonjës së Vjetër është e destinuar të zgjasë. Të paktën kështu raporton “Sky Sport” që ka raportuar se rinovimi i kontratës së kolumbianit me Juventusin është vetëm çështje kohe, madje pritet brenda muajit nëntor.

Sipas asaj që shkruan prestigjiozja italiane, Juventusi e konsideron ende si një lojtarë të vlefshëm për ekipin kolumbianin dhe për pasojë po mendon ta zgjasë kontratën e tij edhe për disa sezone. Lajmet bëhen edhe më pozitive pasi edhe vullneti i drejtuesve bardhezi edhe ai i kolumbianit është i njëjtë.

Kështu, mbrojtësi i Juventusit pritet të nënshkruaj një marrëveshje që do ta mbajë atë lidhur edhe për disa sezone. Edhe pse nuk dihet ende shifra dhe koha konkrete e zgjatjes së kontratës, sipas “Sky Sport”, rinovimi është i sigurt. Kontrata aktuale e Cuadrados skadon në fundin e këtij sezoni. /oversport.tv