Kohë rinovimesh te Milani, Theo Hernandez dhe dy të tjerë pranë firmës

Pas rinovimit me Alexis Saelemaekers, është koha e Theo Hernandez për të rinovuar me Milanin. Drejtuesit kuqezi dhe mbrojtësi francez kanë nisur diskutimet për një zgjatje të kontratës.

Sipas gazetarit Alessandro Jacobone, Hernandez është i gatshëm të pranojë kontratën e re të Milanit që do ta lidhi atë me ekipin nga Milano deri në vitin 2026. Ai pritet të përfitoj rreth 4 milion euro në sezon, dyfishin e pagës aktuale.

Përveç Theo Hernandez, diskutimet për një rinovim të mundshëm të kontratës janë hapur edhe me Ismael Bennacer dhe Rafael Leao.

Të dy lojtarët janë në tratativa të avancuara me Maldinin dhe zyrtarizimi duket çështje kohe. Kështu Milani do të blindojë edhe për disa vite, tre lojtarë që i konsideron si pika kyçe në projektin e nisur. /oversport.tv