KOKSH dhe KOK pjesë e projektit “Balkan Cooperation”, presidenti Ylli: Masivizimi i sportit objektivi ynë

Presidenti i Koksh z.Fidel Ylli ,sekretari i përgjithshëm z.Gerti Shima me ftese te Komitetit Olimpik të Kosoves sebashku me Delegacionin e Komitetit Olimpik të Francës, dhe Malit të Zi u pritën në Ministrin e Rinisë dhe Sportit nga zëvendësministrja znj. Daulina Osmani.

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), është duke mirëpritur delegacionet e Komiteteve Olimpike të Francës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, të cilat bashkë edhe me KO të Maqedonisë së Veriut, do të nënshkruajnë sot memorandumin e bashkëpunimit “Balkan Cooperation 5”.

Zëvendësministrja Osmani falënderoi delegacionet për vizitën dhe bashkëpunimin e mirë me KOK-un, si dhe përgezoi komitetet Olimpike të ftuara nga ku vuri dhe theksin në hartimin e strategjisë për sportin.

Zëvendëspresidenti i KO të Francës, Pierre Siutat, u shpreh i lumtur që ndodhej në Kosovë, për të nisur një bashkëpunim mes Komitetit Olimpik Kosove ,Komitetin Olimpik Kombëtar Shqipetar,Komitetin Olimpik të Maqedonis dhe Malit te zi.

Presidenti i KOKSH z.Fidel Ylli e vlerësoi shume kete projekt të përbashkët, duke thënë se Kosova tashmë njihet më shumë nga arritjet sportive,si dhe përmendi edhe projektin “Ekipet Sportive në Shkolla”projekt ky qe do te sjelli masivizimin e sportit të Volejboll dhe Basketbollit në Shqiperi

Presidenti i Kok z.Ismet Krasniqi, falënderoi zëvendësministren për takimin, si dhe e quajti ditë historike nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit me Francën.

Sekretari i përgjithshëm i KO të Malit të Zi, Igor Vushuroviq, theksoi se ky bashkëpunim i lidh edhe më shumë komitetet e rajonit.

Palët diskutuan edhe për përgatitjet për Lojërat Olimpike Paris 2024, në të cilat pikërisht KO i Francës është mikpritës.