Janë luajtur pesë ndeshje të tjera në javën e 23 të Bundesligës gjermane. Kolni mposhti në shtëpi me rezultatin minimal 1-0 ekipin e Eintracht Frankfurt. Ishte Modeste ai që vendosi takimin pas golit të shënuar në minutën e 84.
Fitore ka arritur edhe Hoffenhaim ndaj Wolfsburg që ruan pozitat në vendin e katërt. Miqtë e panë vetën në disavantazh pas golit të Wind në minutën e 36-të të takimit, por Bruun Larsen dhe Kramaric i dhanë fitoren dhe tre pikët Hoffenheim.
Të njëjtin hap ndjek edhe Freiburg që qëndron në vend të pestë pasi mposhti në transfertë Augsburg me rezultatin 2-1. Ishte Petersen që zhbllokoi takimin që në minutat e para të takimit, përpara se Gregroitsch vendosi baraspeshën. Vetëm 10 minuta do të qëndronte takimi në ekuilibër, pasi Schlotterbeck vulosi rezultatin në 2-1.
Fitore ka arritur edhe Arminia Bielefeld ndaj Union Berlin me rezultatin 1-0 falë golit të Okugawa, ndërsa takimi i vetëm që përfundoi në barazim ishte Stuttgart-Bochum me rezultatin 1-1. /oversport.tv
BUNDESLIGA – JAVA 23
Koln-Eintracht Frankfurt 1-0
Shënues: Modeste 84’
Arminia Bielefeld-Union Berlin 1-0
Shënues: Okugawa 53’
Augsburg-Freiburg 1-2
Shënues: Gregoritsch 16’ / Petersen 4’, Schlotterbeck 26’
Stuttgart-Bochum 1-1
Shënues: Bella-Kotchap (autogol) 56’ / Lowen (pen) 90+4’
Wolfsburg-Hoffenheim 1-2
Shënues: Wind 36’ / Bruun Larsen 73’, Kramaric 78’
Foto: TSG Hoffenheim Twitter