Manchester United është prej kohësh në merkato për të plotësuar vendin e lënë bosh nga Cristiano Ronaldo. “Djajtë e kuq” janë të interesuar për yllin që po shkëlqen me Eintracht Frankfurt.
Sipas “The Sun”, bëhet fjalë për 24-vjeçarin francez, Randal Kolo Muani. Sulmuesi i klubit gjerman ka qenë në radarin e Manchester United që në merkaton e verës së kaluar.
Këta të fundit kanë marrë një paralajmërim nga trajneri i Eintracht, Oliver Glasner. Ky i fundit është shprehur se në rast se klubi anglez kërkon të transferojë Kolo Muani, atëherë duhet të paguajë një shifër prej 105 milionë paundë.
24-vjeçari francez ka shkëlqyer këtë sezon me fanellën e Eintracht Frankfurt. Në 24 paraqitje në Bundesligë, Kolo Muani ka realizuar 11 gola dhe ka asistuar 12 herë. /oversport.tv
Foto: Eintracht Frankfurt, Facebook