Herlond Shala ka ndryshuar ekip dhe kampionat. Mesfushori i Kosovës, i cili ka qenë dhe pjesë e kombëtares shqiptare, i është bashkuar skuadrës së Erzurumspor në Turqi.
Sezonin e shkuar me këtë ekip luajti edhe Armando Sadiku. Klubi i Stabaek ka dalë me deklaratë për këtë lëvizje të Shalës.
Shala til Tyrkia🇹🇷https://t.co/kjMU0O2Z1y
— Stabæk Fotball (@Stabaek) September 8, 2021
Mesfushori 29-vjeçar largohet nga Stabaek pasi luajti 11 ndeshje në kampionat, 8 prej të cilave i nisi si titullar.
Në të shkuarën Shala është aktivizuar edhe në Danimarkë dhe Çeki, ndërsa tani do të luajë për herë të parë në ligën e dytë turke, ku aktivizohen një numër i madh lojtarësh shqiptarë. / oversport.tv