Kombëtaret kthehen në shqetësim, dëmtohet një tjetër mbrojtës i Milanit

Kanë qenë të shumta dëmtimet e lojtarëve në grumbullim e kombëtareve. Së fundmi ka qenë Milani ai që ka parë mbrojtësin e tij të krahut, Fode Ballo-Toure të pësojë një dëmtim që do ta mbajë larg fushave të gjelbra.

Mbrojtësi senegalez raportoi një problem muskulor, i cili e pengoi atë të dilte në fushë sot kundër Kongos. Lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri i tij, Aliou Cisse gjatë konferencës për shtyp.

“E pamë të mbërrinte me paterica dhe vendosëm mos ta aktivizojmë. Më pas ne zhvilluam disa vizita mjekësore ku u zbulua një çarje në muskulin e tij”, tha trajneri senegalez.

Kështu, dëmtimi i Ballo-Toure duket disi i rëndë dhe ai pritet të mungojë edhe në sfidën tjetër që kombëtarja e tij do të luajë. Për sa i përket rikthimit të tij në fushë, ende nuk dihet asgjë. /oversport.tv