Kombëtarja e Bosnjës kundër Inzaghit: Dzeko do të zbresë në fushë

Zëvendës-trajneri i Bosnjës, Elvir Rahimic ka folur në konferencën për shtyp për mediat në lidhje me mundësinë e aktivizimit të Edin Dzekos, në ndeshjet e ardhshme të kombëtares, duke i çuar një mesazh të qartë edhe trajnerit të Interit, Simone Inzaghi:

“I kemi lexuar deklaratat e trajnerit të Interit. Ai nuk do që të rrezikojmë Dzekon për këto ndeshje. Këto janë budallallëqe. Nëse Dzeko do të jetë gati, është e sigurtë që do të luajë. Për momentin nuk është e mundur që të zbresë në fushë”.

Në kampin zikaltër vazhdojnë të jenë të shqetësuar për gjendjen e Dzekos, që ndjeu një shqetësim në kofshë në derbin e së dielës. Sulmuesi është grumbulluar nga skuadra kombëtare e Bosnjës, që kërkon ta hedhë me çdo kush në fushë, siç duket edhe nga fjalët e zëvendësit të trajnerit Petev. / Oversport.tv