Kombëtarja i lë radhën Kupës së Shqipërisë, 12 duele në program për sot

Kupa e Shqipërisë rikthehet sot, teksa në program janë 12 ndeshje të turit të parë, kurse pesë të tjerat do të luhen nesër.

Shumica e dueleve janë për formalitet, por ka edhe nga ato që duhet të përmbysin humbjet në ndeshjet e para, si Dinamo ndaj Erzenit dhe Vllaznia kundër Labërisë.

Gjithashtu ka edhe ekipe të elitës që kanë barazuar në duelet e para në transfertë, si Laçi, Kukësi e Egnatia, që me shumë mundësi nuk do të vuajnë për të kaluar në raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Më poshtë ju sjellim programin e ndeshjeve:

Kupa e Shqipërisë – Turi i Parë (Ndeshjet e kthimit)

GRUPI A
E mërkurë, më 13 tetor ora 13:30
Teuta-Luzi 2008
Partizani-Tërbuni
Tirana-Shkumbini
Skënderbeu-Veleçiku
Korabi-Vora

E enjte, më 14 tetor ora 13:30
Bylisi-Oriku
Dinamo-Erzeni
Burreli-Besëlidhja

GRUPI B
E mërkurë, më 13 tetor ora 13:30
Vllaznia-Labëria
Laçi-Butrinti
Kastrioti-Elbasani
Apolonia-Flamurtari
Egnatia-Turbina
Pogradeci-Besa
Kukësi-Maliqi

E enjte, më 14 tetor ora 13:30
Tomori-Lushnja

/ oversport.tv