Kombëtarja U-21, Tafas dhe Mitaj: Ndeshje të vështira, por kërkojmë tre pikët

Shqipëria U-21 ka nisur grumbullin në kuadër të dy ndeshjeve të radhës ndaj Sllovenisë dhe Kosovës, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023. Në prag të këtyre dy ndeshjeve, në një konferencë për mediat kanë dalë ditën e sotme dy futbollistët e ekipit Shpresa, Angelo Tafas dhe Mario Mitaj.

I pari foli Tafas i cili u shpreh se ka një atmosferë të mirë brenda skuadrës dhe se ndeshjet e radhës janë dy takime shumë të vështira.

“Atmosfera është shumë e mirë. Kemi nisur përgatitjet që dje. Grupi ka shumë harmoni, është i plotë. Nuk kemi dëmtime nga ana fizike dhe shpresoj të vazhdojmë kështu.

NDESHJET E RADHËS- Them se Sllovenia do jetë edhe më e vështirë këtë herë sepse janë mundur këtu dhe objektivi ynë është të japim maksimumin dhe të marrim tre pikëshin atje. Por nuk do jetë aspak e lehtë. Kosova gjithashtu është një kundërshtar shumë i vështirë. Dhe sidomos kur ke dy ndeshje jashtë, e bën edhe më të vështirë. Por edhe në këtë ndeshje, objektivi ynë është të marrim maksimumin, tre pikëshin.

Më pas foli talenti shqiptar i AEK-ut, Mario Mitaj. Ai komentoi mbi faktin se Shqipëria është duke kaluar një gjendje të mirë dhe se në ndeshjet e rradhës kanë si objektiv tre pikët.

“Atmosfera është e mirë. Pak a shumë e njohim njëri-tjetrin sepse jemi grumbulluar shumë herë. Nga ana fizike nuk kemi dëmtime dhe shpresojmë të shkojmë kështu deri në fund”.

NDESHJA NDAJ SLLOVENISË-  Ne si Shqipëri do të futemi siç u futëm në “Elbasan Arena”, 100% të përqëndruar. Do të futemi me të njëjtin mentalitet. Nuk do të jetë e lehtë sepse e dimë që Sllovenia do të jetë më e fortë se ç’ishte. Objektivi ynë është të futemi dhe të marrim tre pikët dhe nuk duhet të kemi frikë pasi mund të përballojmë çdo kundërshtar.

NDESHJA NDAJ KOSOVËS- Çdo ndeshje është shumë e rëndësishme, sidomos kjo e Kosovës pasi është në transfertë. Është një ekip shumë i fortë, kemi luajtur disa ndeshje, por kjo nuk na ndalon nga objektivi ynë që të marrim tre pikët. /oversport.tv

NDESHJET E RADHËS
12 NËNTOR SLLOVENI U-21-SHQIPËRI U-21
16 NËNTOR KOSOVË U-21-SHQIPËRI U-21