Kombinimet për Europën: Ja si mund të zënë vendin e katërt Teuta, Vllaznia dhe Laçi

Shumë interesante është edhe gara për vendin e katërt në renditje, biletën e fundit për në Europë, kur kanë mbetur edhe 90 minuta nga përfundimi i kampionatit shqiptar.

Teuta, Vllaznia dhe Laçi janë tre skuadrat që shpresojnë të rrëmbejnë këtë pozicion pas përfundimit të javës së fundit të “Abissnet Superiore”. Le të analizojmë shanset e secilës skuadër për të fituar vendin e katërt në klasifikim pas përfundimit të 90 minutave të fundit të kampionatit.

Teuta (48 pikë)

Teuta siguron vendin e katërt nëse fiton ndeshjen e fundit përballë Partizanit, pavarësisht rezultatit të rivalëve në ndeshjet respektive.

Teuta shkon në Europë nëse barazon përballë Partizanit dhe Vllaznia nuk fiton ndeshjen përballë Bylisit.

Teuta shkon në Europë nëse humbet ndaj Partizanit, Vllaznia humbet ndaj Bylisit dhe Laçi nuk fiton ndaj Kastriotit.

Vllaznia (47 pikë)

Vllaznia merr vendin e katërt nëse fiton ndaj Bylisit dhe Teuta nuk fiton përballë Partizanit.

Vllaznia shkon në Europë nëse barazon ndaj Bylisit dhe Teuta mundet nga Partizani (shkodranët kanë bilanc më të mirë në takimet direkte, pasi kanë marrë 2 fitore dhe 2 barazime).

Laçi (45 pikë)

Laçi merr vendin e katërt nëse fiton përballë Kastriotit, Teuta mundet nga Partizani dhe Vllaznia mundet nga Bylisi.

Tre skuadra në kuotë të barabartë pikësh (48 pikë)

Nëse të treja skuadrat mbyllin kampionatin në kuotën e 48 pikëve (Teuta mundet, Vllaznia barazon dhe Laçi fiton), atëherë është Laçi skuadra që shkon në Europë pasi kanë një bilanc më të mirë në takimet direkte me të dyja skuadrat. Kurbinasit kanë marrë 12 pikë përballë Teutës (4 fitore), ndërsa ndaj Vllaznisë kanë marrë (1 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje). / Oversport.tv

Takimet direkte mes skuadrave

Teuta- Vllaznia (2 fitore Vllaznia, 2 barazime)

Teuta-Laçi (4 fitore Laçi)

Laçi-Vllaznia (1 fitore secila, 2 barazime, golavarazh më i mirë Vllaznia)

Rregullorja