Doi debuton me gol, Bylis fiton derbin e mbijetesës dhe fut në krizë Kastriotin

Bylis-Kastrioti 1-0 (Doi 75’)

Bylisi fiton 1-0 derbin e mbijetesës përballë Kastriotit dhe merr një trepikësh të artë që e ngjit në kuotën e 23 pikëve në tabelën e klasifikimit. Një gol i Doi në minutën e 75-të ka vulosur fatin e kësaj sfide. Ballshiotët marrin fitoren e dytë radhazi nën drejtimin e Shensoi dhe për momentin dalin jashtë zonës që të çon në kategorinë inferiore. Komplikohet situata për skuadrën krutane që pas kësaj disfate mbetet e vetme në fundit e renditjes në kuotën e 19 pikëve.

91’ Mundësi e artë për Kastriotin për të barazuar ndeshjen, por Teqja pret gjuajtjen e Hasanit

90’ Akordohen 6 minuta shtesë

87’ Ka rënë disi ritmi i lojës. Bylisi mundohet që të menaxhojë avantazhin, ndërsa Kastrioti nuk po arrin që të reagojë

80’ Kastrioti nuk po arrin të reagojë pas golit të pësuar, ndërsa Bylisi shfaqet sërish rrezikshëm me Doi

75’ GOOOOOOOOOOL Doi shënon për Bylisin dhe zhbllokon këtë sfidë. Sulmuesi debuton me gol në ndeshjen e tij të parë me skuadrën ballshiote

68’ Rrezikon Kastrioti me Hasanin, por gjuajtja e tij është jashtë kuadratit

65’ Bylisi është hedhur i gjithi në sulm në kërkim të golit të avantazhit, por nuk po arrin që të çajë mbrojtjen krutane. Kastrioti mbrohet mirë dhe mundohet të rrezikojë në kundërsulm

55’ Minuta të mira për vendasit, që kërkojnë me ngul golin e avantazhit. Bylis sulmon me forca të shumta dhe ka mbyllur në gjysmëfushën e vet Kastriotin

52’ Mundësi e artë për Bylisin. Felipe Souza godet drejt portës por gardiani Sali bëhet heroi duke devijuar topin

50’ Kastrioti provon të dalë përpara me Zogaj, por sulmuesi ndalet nga mbrojtja ballshiote

46’ Starton pjesa e dytë në Ballsh

Mbyllet në barazim pa gola një pjesë e parë e bukur dhe e luftuar në “Adush Muça”

45’ Akordohen 2 minuta shtesë

42’ Ka rënë disi ritmi i lojës, por janë vendasit ata që shfaqen më kërkues dhe sulmojnë me forca të shumta, në kërkim të golit të avantazhit

34’ Largohet me karton të kuq trajneri i Bylisit, Naxhi Shensoi për protesta në drejtim të gjyqtarit

25’ Kastroti mundohet të reagojë me Grecën, por goditja e tij është e pasaktë

23’ Bylisi luan më mirë dhe po dominon në këto minuta, por nuk po arrin që të gjejë golin e avantazhit

19’ Mundësi e artë për Bylisin për të kaluar në avantazh, por është i pafat Qardoku, pasi goditja e tij nga distanca godet shtyllën

17’ Loja ka ritëm, por kryesisht luhet në mesfushë, si rrjedhojë mungojnë rastet e pastra për shënim

10’ Bylisi është shfaqur më kërkues në këto minuta të para dhe është shfaqur rrezikshëm në portën kundërshtare në një rast me Kaçorrin

1’ Starton sfida Bylis-Kastrioti

Bylis dhe Kastrioti përballen sot në Ballsh, me synimin për daljen nga zona e ftohtë e “Abissnet Superiore”. Vendasit vijnë në këtë sfidë nga një fitore e rëndësishme kundër Vllaznisë javën e shkuar në kampionat.

E njëjta gjë nuk thuhet për Kastriotin, të cilët nuk njohin fitore që prej 4 javëve të fundit në kampionat. Sot krutanët synojnë të thyejnë këtë ecuri negative në kampionat.

Formacionet zyrtare: