Nuk ka fitues në derbin e mbijetesës, Bylisi dhe Kukësi ndajnë nga një pikë

Bylis-Kukësi 0-0

Mbyllet në barazim pa gola sfida mes Bylisit dhe Kukësit. Vendasit janë më kërkues, por nuk arrijnë të finalizojnë rastet e krijuara. Dy skuadrat ndajnë nga një pikë, që nuk u shërben shumë për pozitat që kanë në tabelën e klasifikimit.

90’ Barbosa merr kartonin e dytë të verdhe dhe del me të kuq. Barazohen lojtarët në fushë

90’ Akordohen 4 minuta shtesë

83’ Bylisi mbetet me 10 lojtarë, pasi Jorgji ndëshkon me karton të kuq Qoshkun

76’ Mundësi e artë për Kukësin për të kaluar në avantazh, Berisha godet me kokë, por Teqja pret gjuajtjen e tij

68’ Bylisi i afrohet golit të avantazhit me Jankun, por goditja e tij devijohet në këndore

53’ Mundësi e artë për Bylis për të zhbllokuar ndeshjen. Qardaku driblon kundërshtarët në zonë, godet, por gjuajtja e tij ndalet nga Halimi që devijon në këndore

50’ Bylisi rrezikon me Felipe Souzën, por gjuajtja e tij është e lehtë dhe pritet pa vështirësi nga Halimi

46’ Nis pjesa e dytë në Ballsh

Mbyllet në barazim pa gola pjesa e parë në “Adush Muça” mes Bylisit dhe Kukësit. Vendasit dominojnë, por mungojnë rastet e pastra për shënim.

44’ Dominim total i Bylisit, vetëm goli i mungon skuadrës së Bellait

36’ Qardaku tenton portën nga një goditje standarde por portieri Halimi është i vëmendshëm dhe devijon në këndore

34’ Bylisi merr iniciativën, ndërsa Kukësi vetëm mbrohet. Por rastet e pastra për shënim mungojnë, pasi miqtë janë rreshtuar shumë mirë në prapavijë

29’ Rrezikon Bylisi me Qardakun, që kroson në zonë, por Felipe Souza nuk arrin të devijojë dot topin në portë

22’ Ka rënë disi ritmi i lojës. Vendasit mundohen që të vënë në vështirësi kundërshtarin, por mbrojtja e Kukësit po zhvillon një ndeshje perfekte deri tani

13’ Bylisi mundohet që të zhvendosë lojën në gjysmëfushën e Kukësit, por nuk po arrin që të çajë dot mbrojtjen e skuadrës së Hallaçit

5’ Minuta të qeta në Ballsh. Vendasit janë më kërkues, por mungojnë rastet e pastra për shënim në portat respektive

1’ Starton sfida në “Adush Muça”

Një derbi mbijetese do të zhvillohet në Ballsh, aty ku Bylisi vendas do të sfidojë Kukësin. Të dyja skuadrat kanë nevojë për pikë që ti largohen zonës së ftohtë që të zbret në kategorinë inferiore. Bylisi kërkon që të nisë në mënyrën më të mirë vitin 2023 duke synuar fitoren në sfidën e sotme shtëpiake përballë Kukësit. Ndërsa miqtë synojnë të marrin një rezultat pozitiv në transfertën e sotme.

Formacionet zyrtare: