Bylis dhe Teuta ndajnë nga një pikë, mbeten akoma në zonën e ftohtë

Bylis-Teuta 2-2 (Santos 71′)

Bylis-Teuta 1-2 (L.Vila 58′)

Bylis-Teuta 1-1 (L.Vila 36′)

Bylis-Teuta 1-0 (Santos 20’)

Përfundon në baraspeshë ndeshja midis Bylisit dhe Teutës në stadiumin ‘Adush Muça’, e vlefshme për javën e 29-të të Abissnet Superiore. Një pjesë e parë që nisi më mirë për ballshiotët të cilët gjetën golin të parët me anë të Santos. Pas golit të pësuar, Teuta e rriti ritmin e lojës dhe për barazimin mendoj Lorenco Vila. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1. Me fillimin e pjesës së dytë ritmi ishte po i njëjti. Në minutën e 58-të ishte përsëri Lorenco Vila, goli i të cilit përmbysi rezultatin në Ballsh. Me kalimin në avantazh të Teutës, ballshiotët u munduan të sulmonin më shumë për të gjetur golin. Në minutën e 71-të Santos përfitoi nga një dalje e Pano Qirkos dhe me anë të një gjuajtje fantastike me rrofeshatë arriti të gjente golin e barazimit për 2-2. Ky barazim nuk i shërben asnjërës nga skuadrave pasi mbeten akoma aty në zonën e ftohtë të rënies.

94’ Mbyllet gjithçka në barazim në ‘Adush Muça’

93’ Goditja e Kallakut nga një distancë e largët shkon pa probleme në duart e portierit Teqja

90’ Kryesori Hamiti akordon 4 minuta shtesë

81’ Teuta provon përsëri, por Emiljano Vila nuk godet mirë me të majtën në hyrje të zonës

78’ Një tjetër rast i artë për Ildi Grudën, por numri 7 i Teutës godet në mënyrë të gabuar

71’ GOOOOOOOOL! Super gol nga ana e Santos. Futbollisti i Bylisit shpalos aftësitë braziliane

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

66’ Krosimi i Esquerdinha nuk shfrytëzohet nga Kaçorri i cili ishte në kohëvonesë me topin

63’ Ildi Gruda nuk arrin të shënojë i vetëm përballë portierit ballshiot. Teqja reagon mjaft mirë me një super pritje

58’ GOOOOOOOOL! Lorenco Vila shënon të dytin për Teutën dhe të dytin personal. Përmbyset gjithçka në ‘Adush Muça’

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

55’ Zëvendësim i detyruar tek Teuta. Probleme fizike për Dacin, në vendin e tij Ildi Gruda

54’ Ndërhyrje e ashpër e Gjinollarit ndaj Trumçit, lojtari i Teutës ndëshkohet me karton të verdhë

52’ Një levizje e bukur e Santos në hyrje të zonës, por goditja e tij bllokohet nga Jazxhi

48’ Pano Qirko kthehet në hero, një super pritje ndaj gjuajtjes së Kaçorrit

46’ Starton pjesa e dytë në ‘Adush Muça’

Përfundon në baraspeshë 1-1 pjesa e parë në Ballsh

44’ Bylisi shfaqet rrezikshëm në zonën e Teutës, por Kotobelli i vëmendshëm për të ndërhyrë

41’ Një krosim i Kallakut që shkoi drejtë portës, por portieri Teqja e grushton topin duke e larguar nga zona

36’ GOOOOOOOOL! Teuta barazon rezultatin me anë të Lorenco Vilës. Një aksion perfekt që finalizohet në mënyrë fantastike

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

30’ Krosim i rrezikshëm i Kallakut drejtë zonës, por L.Vila nuk godet siç duhet

23’ Kallaku kërcënon Bylisin nga një goditje dënimi, e cila devijohet në këndore

20’ GOOOOOOOL! Bylis kalojnë në avantazh me Santos. Mesfushori arriti të dërgonte topin në rrjetë pas një pasimi të shkurtër nga e majta

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

15’ Bie disi ritmi në Ballsh, ekipet mundohen të krijojnë raste të rrezikshme

9’ Teuta luan me topa të gjatë për të dalë përpara

4’ Kallaku tenton portën e Bylisit, por Zguro bllokon goditjen

3’ Vendasit e nisin menjëherë vrullshëm duke kërkuar golin

1’ Starton sfida në “Adush Muça”

Teuta vjen në këtë takim nga një javë e keqe pasi u mundën në shtëpi me përmbysje nga Laçi me rezultatin 2-1. Skuadra durrsake do të provojë sot të rikthehet te fitorja duke e bërë atë kundër Bylisit.

Nga ana tjetër, ballshiotët nuk njohin asnjë fitore në kampionat në 5 javët e fundit dhe gjenden në vendin e parafundit të klasifikimit. Bylis gjendet momentalisht vetëm 6 pikë nga dalja prej zonës së ftohtë.

Formacionet zyrtare: