Bylisi bën të vuajë Tiranën, perla e Hasanit i jep tre pikë të arta bardhebluve

Bylis-Tirana 0-1 (Hasani 80′)

Tirana vuan por në fund arrin që të marrë tre pikë të çmuara në transfertën e Ballshit. Në momentin më të mirë të Bylisit, bardheblutë godasin me një supergol të Hasanit, që i jep skuadrës së Shehit një fitore me shumë vlera. I pafat Bylisi, që ndoshta nuk meritonte të humbiste këtë takim.

90’ Akordohen 5 minuta shtesë

89’ Bylisi nuk po arrin që të reagojë pas golit të pësuar. Madje Tirana i afrohet golit të dytë me Xhixhën, por i vetëm përballë Teqjas sulmuesi bardheblu nuk e dërgon dot topin në rrjetë

84’ Shehi largon nga fusha autorin e golit dhe hedh në fushë Përgjonin. Del edhe Kallaku në vend të tij futet Hila

80’ GOOOOOOOOL. Shënon Tirana. Hasani realizon një supergol dhe kalon në avantazh bardheblutë

78’ Rast i artë për Bylisin. Shtylla i mohon golin Beji, të pafat vendasit

77’ Rast i artë për Tiranën. Xhixha pason për Berishën, që godet, por nuk gjen dot kuadratin. Përgjigjet menjëherë Bylisi me Esquerdinjën, që nuk arrin të mposhtë dot Bekajn

67’ Bellai hedh në fushë Charles në vend të Kaçorit, duke freskuar sulmin

65’ Ka rënë pak ritmi i lojës, por vendasit janë më kërkues në këtë fraksion të lojës, ndërsa Tirana nuk po arrin që të shfaqet rrezikshëm në sulm

58’ Bylisi ka nisur më mirë pjesën e dytë dhe kërkon me ngulm  golin e avantazhit. Tirana nuk po arrin të organizohet dhe është mbyllur në mbrojtje

52’ Provon edhe Lajthia nga distanca, por gjuajtja e tij është mbi kuadrat. Bylis rrezikon edhe me Beji, por Bekaj i vëmendshëm nuk lejon që porta e tij të preket

50’ Rast i artë për Bylisin. Kaçori i afrohet golit, por gjuajtja e tij përfundon ngjitur me shtyllën

47’ Tirana fiton dy goditje këndi radhazi. Por nuk arrin që të rrezikojë portën e Bylisit

46’ Nis pjesa e dytë në Ballsh. Bellai hedh në fushë Antoni Beji në vend të Souzas

Mbyllet pa gola një pjesë e parë e bukur në “Adush Muça” mes Bylisit dhe Tiranës. Vendasit kanë rritur lojën me kalimin e minutave dhe kanë patur rastet më të mira të këtyre 45 minutave.

44’ Minuta të mira të vendasve, që po kërkojnë me ngul golin e avantazhit

41’ Aksion shumë i bukur i Bylisit, që nuk finalizohet siç duhet nga Lajthia. Goditja e tij devijohet në këndore. Në aksionin pasardhës Felipe Souza i afrohet golit, por gjuajtja e tij përfundon jashtë

39’ Lajthia kroson në zonë për Kaçorin, por Bekaj është në pozicion dhe zotëron topin pa problem

37’ Lajthia ndëshkohet me karton të verdhë, pasi kryen një ndërhyrje të gabuar në dëm të Toshevskit

30’ Rrezikon Tirana, një krosim nga e majta e Ismajlgecit nuk devijohet nga askush

25’ Minuta të mira për vendasit, që shfaqen rrezikshëm nga krahu i majtë i sulmit, ku Lajthia po vë në vështirësi mbrojtjen bardheblu

23’ Rast i artë për Bylisin. Lajthia fut në zonë një top të rrezikshëm, që krijon panik në zonën e Tiranës, por askush nuk e devijon dhe gjuajtja përfundon ngjitur me shtyllën

20’ Ka rënë pak ritmi i lojës në “Adush Muça”. Të dyja skuadrat mbrohen mirë dhe nuk lëshojnë terren, si pasojë mungojnë rastet e pastra për shënim

15’ Bylisi fiton një goditje këndi. Topi krosohet në zonë dhe vendasit pretendojnë një prekje topi me dorë në zonë nga mbrojtësit bardheblu. Për gjyqtari nuk ka faull dhe loja vazhdon

13’ Rrezikon edhe Bylisi, që nuk arrin të finalizojë dot një aksion të bukur. Macolli kroson në zonë, por asnjë lojtar vendas nuk arrin të devijojë topin

11’ Goditje këndi për Tiranën. Kroson Kallaku, por Teqja largon rrezikun nga porta mallakastriote

7’ Mundësi e mirë për Tiranën. Një vertikalizim i bukur për Xhixhën në zonë, por sulmuesi bardheblu nuk arrin që të zotërojë topin

5’ Goditje dënimi për Tiranën në kufijtë e zonës së Bylisit, por bardheblutë nuk arrijnë të rrezikojnë dot portën e Teqjes

1’ Starton sfida në “Adush Muça”

Bylisi dhe Tirana do të përballen në “Adush Muça” në një sfidë që premton spektakël.

Formacionet zyrtare

Bylis: Teqja, Trumçi, Janku, Damçevski, Loran, Macolli, Qoshku, F. Souza, Esqerdinha, Lajthia, Kaçorri

Tirana: Bekaj, Toshevski, Beiratche, Lulaj, Ismailgeci, Aleksi, Kallaku, Deliu, Nikqi, Xhixha, Hasani