Bylis flirton me fitoren, Hasani shpëton Tiranën në “Adush Muça”

Bylis-Tirana 1-1 (65’ Eskuerdinha / Hasani 90’)

Nuk ka fitues në “Adush Muça”, në sfidën mes Bylisit dhe Tiranës, që mbyllet në barazim 1-1. Vendasit kalojnë të parët në avantazh dhe i afrohen një suksesi të madh, por bardheblutë nuk dorëzohen deri në fund dhe barazojnë shifrat me Florent Hasanin, që shënon golin e 12 sezonal dhe ngjitet i vetëm në krye të renditjes së golashënuesve. Dy skuadrat ndajnë nga një pikë. Tirana çon në 3 pikë diferencën me rivalët e Partizanit, ndërsa Bylisi vazhdon të mbetet në zonën e ftohtë që të zbret në kategorinë inferiore.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

90’ Akordohen 6 minuta shtesë

90’ GOOOOOOL Barazon Tirana. Hasani dërgon topin në rrjetë në minutën e fundit të kohës së rregullt

88’ Abazaj i afrohet golit të barazimit, por është sërish Teqja, ai që i mohon golin skuadrës bardheblu

83’ Këmbëngul Tirana me Përgjonin, por kësaj here është Zguro ai që bën heroin dhe ndal aksionin e bardhebluve

80’ Mundësi e artë për Tiranën për të barazuar ndeshjen. Hasani gjuan një penallti në lëvizje, por Teqja bën mrekullinë dhe ruan portën e tij të paprekur

67’ Tirana mundohet të reagojë me Hilën, që godet portën nga distanca, por gjuajtja e tij përfundon jashtë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

65’ GOOOOOOOOL Bylisi kalon në avantazh. Eskuerdinha realizo një gol shumë të bukur nga distanca, që zhbllokon këtë sfidë

60’ Është rritur ritmi i lojës, edhe Bylisi sheh më shumë drejt portës kundërshtare, por mungojnë rastet e pastra për shënim në këto minuta

55’ Tirana është më kërkuese në këtë pjesë të dytë dhe është hedhur në sulm në kërkim të golit të avantazhit

48’ GOOOOOOL Tirana kalon në avantazh, Lushkja zhbllokon sfidën në Ballsh. Anulohet goli për pozicion jashtë loje

46’ Nis pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë në “Adush Muça” në barazim pa gola me Bylisin më kërkues ndaj Tiranës

45′ Akordohen 3 minuta shtesë

39’ Bylis më kërkues për golin deri në këto minuta

29’ Bekaj mban sërish shifrat e barabarta, duke i hequr mundësinë e golit vendasve me një super pritje

27’ Sërish kërcënues Bylis tashmë me Kacorri, por goditja e tij me kokë devijohet nga Bekaj

26’ Hasani provon nga goditja e dënimit, por topi devijohet nga muri mbrojtës

22’ Super mundësi për Bylisin me Lajthian, i cili godet topin me kokë që shkon ngjitur me shtyllën

21’ Kaçorri kërkon të befasojë Tiranën me një top nga prapa, por mbrojtja bardheblu tregohet e saktë

18’ Situatë e qetë deri në këto minuta pa shumë raste

10’ Tirana kundërpërgjigjet ndaj vendasve me një goditje qendrore të Përgjonit, por Teqja pret goditjen e tij

9’ Kërcënues Bylis me Santos dy herë, por goditjet e tij nuk u shfrytëzuan mirë

6’ Esquerdinha provon të ndezë sfidën pranë zonës së Tiranës, por mbrojtësit bardheblu largojnë topin në anësore

1’ Starton takimi në Ballsh

Formacionet zyrtare:

Bardheblutë vijnë nga një javë mjaft e mirë, në të cilën morën sërish kreun e tabelës pas fitores me Laçin. Nga ana tjetër, Bylis gjendet në vendin e parafundit të renditjes me 3 pikë larg fundit të renditjes.

Skuadra e Shensoit do të kërkojë të reagojë pas tre javësh pa fitore, ndërsa Tirana kërkon të marrë një trepikësh dhe të niset drejt titullit kampion.