Nuk ka gola dhe fitues në “Niko Dovana”, paqe mes Erzenit dhe Egnatias

Erzeni-Egnatia 0-0

Mbyllet në barazim pa gola sfida mes Erzenit dhe Egnatias në “Niko Dovana”. Të dyja skuadrat kanë patur rastet e tyre, por nuk kanë arritur që të çojnë topin në rrjetë.

90’ Akordohen 3 minuta shtesë

85’ Janë hapur skuadrat dhe tashmë ka raste sa nga njëra portë në tjetrën. Të dyja skuadrat duan të fitojnë këtë sfidë, por ai që mungon është goli

78’ Reagon Erzeni me Nonaton, por goditja e tij me kokë përfundon në duart e Sherrit

76’ Sërish Egnatia që rrezikon me Delarge, por Krasniqi largon rrezikun nga porta e Erzenit

75’ Mihana kroson një top të rrezikshëm në zonë, por Delarge nuk e arrin dot dhe topi përfundon në duart e portierit Xhika

66’ Erzeni mundohet të rrezikojë me Nonaton, por goditja e sulmuesit ndalet në dy raste nga mbrojtësit kundërshtarë. Provon edhe Iljazi nga distanca, por goditja e tij është e pasaktë

60’ Është rritur ritmi i lojës në Durrës, pasi të dyja skuadrat kërkojnë që të fitojnë takimit. Erzeni nuk arrin që të finalizojë si duhet një goditje pranë zonës, ndërsa miqtë mundohen që të reagojnë me Mihanën në aksionin pasardhës

56’ Delarge rrëzohet në zonë dhe Egnatia pretendon penallti, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari i takimit që bën me shenjë që loja duhet të vazhdojë

54’ Provon Alan nga distanca por gjuajtja e tij është e pasaktë

52’ Loja ka nisur me ritëm edhe në këtë pjesë të dytë. Egnatia mundohet që të depërtojë në zonën e Erzenit, por nuk arrin që të vendosë në vështirësi portierin Xhika

46’ Nis pjesa e dytë në Durrës

Mbyllet pa gola, një pjesë e bukur dhe e luftuar mes Erzenit dhe Egnatias në Durrës. Miqtë luajnë më mirë në minutat e para, por me kalimin e kohës rritet skuadra shijakase që krijon edhe rastet e veta për shënim.

39’ Minuta të mira për Erzenin, që luan në sulm, por pa arritur që të vërë në vështirësi portierin Sherri

33’ Rrezikon Egnatia. Fangaj godet me kokë, por topi i tij përfundon jashtë

30’ Mundësi e mirë për Erzenin. Amir finalizon një aksion të bukur, por Sherri grushton në këndore. Janë shijakasit ata që luajnë më mirë në këto momente

29’ Erzeni rrezikon me Ademin, por goditja e tij ndalet nga portieri Sherri

27’ Erzeni mundohet të reagojë, por shijakasit e kanë të vështirë të dalin përpara, pasi Egnatia luan mirë dhe është dominuese në këto minuta

24’ Minuta të mira për Egnatian, që ka rritur zotërimin e topit dhe sheh më shumë drejt portës së Erzenit. Miqtë i afrohen golit në dy raste

15’ Zejnullai ndëshkohet me karton të verdhë, pasi bën një ndërhyrje të gabuar ndaj Amir në mesfushë

11’ Erzeni mundohet që të bëjë lojën dhe sulmon kundërshtarin, ndërsa Egnatia mbrohet mirë dhe zbret rrezikshëm në kundërsulm sa herë që ka mundësi

5’ Loja ka nisur me shumë ritëm në Durrës, të dyja skuadrat luajnë në sulm duke kërkuar të zhbllokojnë sfidën

1’ Nis ndeshja në “Niko Dovana”.

Dy skuadrat surprizë të këtij sezoni në Superiore do të përballen me njëra-tjetërn në kërkim të pikëve të radhës. Erzeni kërkon të harrojë disfatën në Ballsh, duke synuar rikthimi te suksesi në ndeshjen e sotme, ndërsa miqtë nga Rrogozhina kërkojnë rezultatin pozitiv të radhës në transfertën e sotme në “Niko Dovana”.

Formacionet zyrtare

Erzeni: Xhika, Iljazi, Krasniqi, Sadiki, Asani, Kadriu, Amir, Mehmeti, Ademi, Alan, Nonato. Trajner: Xhevahir Kapllani

Egnatia: Sherri, Kacbufi, Malota, Atanda, Fangaj, Mikel, Zejnullahi, Selita, Fernando, Delarge, Klaudivian. Trajner: Edlir Tetova