Nuk ka fitues mes Erzenit dhe Kastriotit në “Niko Dovana”, Nonato i përgjigjet Grecës

Erzeni-Kastrioti 1-1 (Nonato 56’ / Greca 7’)

Mbyllet në barazim 1-1 sfida mes Erzenit dhe Kastriotit në “Niko Dovana”. Miqtë kalojnë të parët në avantazh me Grecën, por shijakasit barazojnë gjithçka në pjesën e dytë me Nonaton. Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave nuk ndryshon më rezultati i kësaj sfide. Erzeni ngjitet në kuotën e 17 pikëve, ndërsa Kastrioti shkon në 14 pikë.

90’ Akordohen 4 minuta shtesë

86’ Kontrollohet në VAR, një moment i dyshimtë në zonën e Erzenit (pretendohet prekje topi me dorë), por pas verifikimit nuk ka penallti

85’ Edhe 5 minuta nga përfundimi i takimit. vazhdon rezultati 1-1, ndonëse të dyja skuadrat po mundohen që të fitojnë këtë sfidë

78′ Tjetër mundësi për Erzenin me Enck që ngrihet më lartë se të tjerët në zonë, por goditja e tij përfundon jashtë kuadratit

77′ Kahrimanovic i afrohet golit me një goditje nga distanca, megjithatë topi nuk gjen kuadratin

74′ Minuta të qeta të ndeshjes me lojën që luhet më shumë në mesin e fushës

67’ Ka rënë disi ritmi i lojës në Durrës. Erzeni kërkon të diktojë lojën, ndërsa krutanët kanë filluar të hedhin sytë nga sulmi

61’ Erzeni ka marrë zemër nga goli i shënuar dhe vazhdon të sulmojë në kërkim të golit të avantazhit

56’ GOOOOOOOOL Barazon Erzeni. Nonato finalizon një aksion të bukur të shijakasve dhe kthen baraspeshën në Niko Dovana

50’ Erzeni është më kërkues në këtë pjesë të dytë, por shijakasit nuk arrijnë që të depërtojnë dot në mbrojtjen krutane

46’ Nis pjesa e dytë në Durrës. Ademi zë vendin e Osmanllarit në fushë për Erzenin

Mbyllet me fitoren 1-0 të Kastriotit pjesa e parë në Durrës. Vendos një gol i Grecës në minutat e para të takimit. i pafat Erzeni, që në fund të 45 minutave ka goditur traversën

45’ I Pafat Erzeni, pasi traversa i mohon golin Amir, që gjuan nga distanca por topi ndalet në tra

43’ Tenton Osmanllari nga distanca, por gjuajtja e tij përfundon jashtë kuadratit

40’ Vazhdon e njëjta tablo në “Niko Dovana”. Kastrioti mbrohet mirë dhe ruan avantazhin, ndërsa Erzeni sulmon po pa rrezikshmëri

35’ Minuta të mira për Erzenin, që rrezikon portën e Salit me Amir dhe Alan, po pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës

30’ Mbyllen 30 minuta në “Niko Dovana”. Erzeni nuk po arrin që të mposhtë mbrojtjen krutane, ndonëse ka spostuar lojën në gjysmëfushën e Kastriotit

24’ Erzeni dominon zotërimin e topit, por nuk po arrin që të shfaqet rrezikshëm në portën e Kastriotit, që mbrohet mirë

19’ Mundësi e artë për Erzenin, një krosim nga e majta e sulmit, për pak sa nuk shkoi në rrjetë, por reagimi i Salit ka qenë vendimtar, që eviton golin e barazimit

17’ Kastrioti menaxhon shumë mirë avantazhin dhe mundohet që të ulë rimin e lojës, duke bërë shumë pasime në gjysmëfushën e vet kur ka topin në zotërim

12’ Erzeni nuk arrin që të reagojë pas golit të pësuar. Shijakasit qarkullojnë topin, por nuk arrijnë që të shfaqen rrezikshëm në portën e krutanëve

7’ GOOOOOOOOOL Zhbllokohet sfida në Durrës. Krutanët kalojnë në avantazh me Grecën, që përfiton nga një pakujdesi e mbrojtjes dhe dërgon topin në rrjetë

6’ Kastrioti fiton një goditje këndi

4’ Minuta të qeta në “Niko Dovana” të dyja skuadrat po studiojnë njëra-tjetrën dhe loja është e përqendruar në mesfushë

1’ Nis takimi në “Niko Dovana”

Erzeni do të sfidojë Kastriotin në “Niko Dovana” në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Të dyja skuadrat po kalojnë një moment të mirë dhe sot synojnë që të marrin një tjetër rezultat pozitiv që të ngjiten akoma më lart në renditje. Shijakasit do të vuajnë sot mbështetjen e tifozerisë së tyre të zjarrtë, pasi sfida ndaj krutanëve do të luhet pa praninë e spektatorëve.

Formacionet zyrtare Erzeni-Kastrioti