Në “Niko Dovana” fiton frika, Erzeni dhe Kastrioti ndajnë nga një pikë

Erzeni-Kastrioti 0-0

Një ndeshje e vakët dhe pa shumë raste për shënim është zhvilluar në Durrës, aty ku Erzeni dhe Kastrioti barazojnë 0-0. Sfida ka qenë me dy tablo: krutanët luajnë më mirë në pjesën e parë, ndërsa shijakasit në të dytën, por pa arritur që të gjejnë golin. Erzeni merr një pikë që e mban në mesin e artë të renditjes, ndërsa Kastrioti merr një pikë të çmuar në transfertë, duke synuar maksimumin në derbin e mbijetesës përballë Bylisit në mesjavë.

90’ Akordohen 3 minuta shtesë

90’ Rrezikon Kastrioti me Reginaldon, por pa arritur që të gjejë golin

87’ Erzeni ka shtuar presionin dhe kërkon që të shënojë golin e fitores. Kastrioti mbrohet dhe mundohet të godasë në kundërsulm

83’ Rrezikon sërish Erzeni me Ademin, që godet nga distanca, por pret Sali në dy kohë

77’ Minuta të mira për Erzenin, që ka spostuar lojën në gjysmëfushën e Kastriotit dhe kërkon me forca të shumta që të zhbllokojë këtë sfidë

71’ Mundësi e artë për Erzenin për të zhbllokuar këtë sfidë. I pafat Enck, pasi gjuajtja e tij me kokë ndalet në shtyllë

59’ Më në fund Erzenin jep sinjalin e parë në këtë sfidë. Ademi futet në zonë, godet, por gjuajtja e tij ndalet nga Hasani, provon edhe Kadriu, por nuk arrin që të shënjestrojë portën

50’ E njëjta tablo si në pjesën e parë, shfaqet edhe në këtë start të pjesës së dytë. Luhet kryesisht në mesfushë dhe mungojnë rastet për shënim në portat respektive

46’ Nis pjesa e dytë në Durrës

Mbyllet në barazim pa gola një pjesë e parë pa shumë emocione mes Erzenit dhe Kastriotit.

40’ Janë miqtë ata që kërkojnë më shumë të zhbllokojnë këtë takim. Erzeni duket si një tjetër skuadër dhe nuk ka bërë asnjë gjuajtje drejt portës në këto minuta

30’ Ka rënë disi ritmi i lojës. Luftohet kryesisht në mesin e fushës dhe si rrjedhojë mungojnë rastet për shënim në portat kundërshtare

20’ Erzeni nuk është shfaqur asnjëherë rrezikshëm në portën kundërshtare në këto minuta. Kastrioti luan më mirë dhe mundohet që të gjejë golin e avantazhit, duke sulmuar me forca të shumta

10’ Tjetër mundësi e mirë për krutanët. Karakaçi tenton direkt portën nga një goditje standarde, por grushton Xhika

9’ Kastrioti është më kërkues në këto minuta të para të sfidës dhe rrezikon me Kodrën, por gjuajtja e tij është jashtë kuadratit

4’ GOOOOOOOOL Kastrioti kalon në avantazh. Krutanët zhbllokojnë sfidën me Karakaçin, që dërgon direkt në rrjetë topin nga një goditje standarde, por gjyqtari anulon golin për një faull në sulm të Selmanit në dëm të Xhikës. Rasti konfirmohet edhe në VAR dhe goli nuk vlen

1’ Starton ndeshja në “Niko Dovana”

Erzeni kërkon të lërë pas krahëve momentin e vështirë që po kalon, duke synuar rikthimin te fitorja në sfidën e sotme përballë Kastriotit. Krutanët kërkojnë pikë me peshë në luftën për mbijetesë në transfertën e sotme në Durrës.

Formacionet zyrtare: