Barbosa i prish festën Erzenit, spektakël pa fitues në “Niko Dovana”

Erzeni-Kukësi 1-1 (Ademi 25’ / Barbosa 91’)

Një ndeshje shumë e bukur është zhvilluar në Durrës mes Erzenit dhe Kukësit. Shijakasit flirtojnë me fitoren, por një gol i shënuar nga Barbosa në kohën shtesë, i ka mohuar suksesin skuadrës së Kapllanit. Kukësi kishte humbur një mundësi të artë për të barazuar sfidën më herët, me kapitenin Taipi, që goditi shtyllën nga pika e bardhë e penalltisë. Goli i Ademit, nuk mjaftoi për Erzenin. Dy skuadrat ndajnë nga një pikë. Shijakasit shkojnë 37 pikë, ndërsa kuksianët 35 pikë.

95’ Kukësi i afrohet golit të avantazhit, por pret Xhika goditjen e mesfushorit mik

93’ Është ndezur sfida, të dyja skuadrat kërkojnë golin e avantazhit

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)


91’ GOOOOOOOL Barazon Kukësi. Barbosa dërgon në rrjetë, një krosim të bukur të Hasajt

90’ Akordohen 8 minuta shtesë

85’ Erzeni i afrohet golit të dytë. Fillimisht Ademi ndalet nga traversa, ndërsa më pas Tafas i mohon golin Nonatos, duke grushtuar gjuajtjen e tij

80’ Mundësi e artë për Kukësin për të barazuar ndeshjen. Xhika i largon topin Johnson, duke evituar një gol të sigurtë

75’ Rrezikon Kukësi me Johnson por gjuajtja e tij përfundon jashtë

67’ Nga pika e bardhë godet kapiteni Gjelbrim Taipi, por gjuajtja e tij ndalet në shtyllë

65’ Pas 5 minutash pritje, gjyqtari Hamiti shkon të shohë vetë episodin në VAR dhe vendos se ka penallti për Kukësin

60’ Mundësi e mirë për Kukësin, Ndreca kroson një top të rrezikshëm në zonë, por Basa nuk arrin që të devijojë topin në rrjetë. Ka një pengim të sulmuesit mik dhe rasti po verifikohet në VAR

54’ Erzeni i afrohet golit të dytë me Amir, që tenton portën nga distanca, por gjuajtja e tij përfundon ngjitur me shtyllë pingule

50’ Kukësi ka nisur më mirë pjesën e dytë. Gjelbrim Taipi tenton direkt portën nga një goditje standarde, por gjuajtja e tij ndalet në murin mbrojtës të Erzenit

46’ Nis pjesa e dytë në Durrës

Mbyllet me rezultatin 1-0 për Erzenin pjesa e parë në Durrës.

48’ Kukësi i afrohet golit të barazimit me Johnson, por gjuajtja e tij pritet nga Xhika

40’ Sërish Erzeni, që rrezikon me Kapllanin, por gjuajtja e tij pritet nga Tafas

36’ Mundësi e artë për Erzenin për të shënuar golin e dytë. Aksion i bukur i shijakasve, që finalizohet nga Alan, por gjuajtja e tij përfundon jashtë

30’ Minuta të mira për shijakasit, që të frymëzuar nga goli kërkojnë të shënojnë edhe të dytin. Kukësi nuk po arrin që të reagojë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

25’ GOOOOOOOL Zhbllokohet sfida në Durrës. Erzeni kalon në avantazh, pas një aksioni model që finalizohet nga Ademi

18’ Ndreca tenton portën nga distanca, por gjuajtja e tij është larg kuadratit

10’ Erzeni i afrohet golit me Alan, që tenton portën direkt nga një goditje standarde, por gjuajtja e tij përfundon ngjitur me shtyllën pingule

7’ Kundërpërgjigjet menjëherë Erzeni, por është i pafat Ademi, pasi gjuajtja e tij ndalet në traversë

5’ Kukësi jep shkëndijën e parë me Dragoshin, por pret pa vështirësi Xhika

1’ Starton ndeshja në “Niko Dovana”

Një ndeshje shumë interesante do të zhvillohet në Durrës, aty ku Erzeni dhe Kukësi kërkojnë pikë të çmuara që të ngjiten akoma më lart në tabelën e klasifikimit. Të dyja skuadrat po kalojnë një moment të mirë dhe sot synojnë suksesin e radhës, që ti afrohen akoma më shumë zonës që të çon në Kupat e Europës.

Formacionet zyrtare: