Luftë e fortë sportive në “Niko Dovana”, Erzeni dhe Teuta ndahen në paqe

Erzeni-Teuta 0-0

Mbyllet në barazim  pa gola derbi mes Erzenit dhe Teutës. Ka qenë një sfidë e luftuar në “Niko Dovana”, por kanë munguar rastet e pastra për shënim në të dyja kampet.

90’ gjyqtari akordon 4 minuta shtesë

85’ Erzeni rrezikon portën e Teutës. Xhelil Hasani provon të prishë ekuilibrat e takmit, por Pano Qirko ndalon gjithçka

80’ Tekniku Arapi hedh forca të reja në fushë, duke synuar që të zhbllokojnë këtë sfidë

70’ Shënon Erzeni. Nonato çon topin në rrejtë, por ka qenë një pozicion i parregullt i sulmuesit shijakas

65’ Ka një betejë të vërtetë në Niko Dovana të dyja skuadrat luftojnë dhe nuk tolerojnë asnjë centimetër në fushë. Mungojnë rastet e pastra në portat respektive

56’ Asnjë nga skuadrat nuk arrin që të shfaqet rrezikshëm në portën kundërshtare. Teuta mundohet të sulmojë, ndërsa shijakasit kërkojnë të shfrytëzojnë kundërsulmin

48’ Provon Alan në hyrje të zonës, por goditja e tij është mbi traversë

46’ Starton pjesa e dytë e derbit Erzeni-Teuta

45+3’ Nuk ka gola dhe fitues në 45 minutat e para të derbit Erzeni-Teuta. Sfida ka nisur me ritëm të lartë, por më pas skuadrat kanë luftuar në mesfushë, pa krijuar raste të pastra shënimi.

45’ Gjyqtari akordon 3 minuta shtesë

44’ Mundësi e mirë për Erzenin, që fiton një goditje dënimi në të majtë të sulmit. Skemë, provon Karimanoviç nga distanca por gjuajtja e tij përfundon jashtë

40’ Goditje këndi për Teutën. Provon Kotobelli, por largon rrezikun mbrojtja shijakase

33’ Korne për Erzenin. Provojnë shijakasit por nuk arrijnë që të rrezikojnë portën e durrsakëve

31’ Mbyllen 30 minuta lojë. Tashmë ka rënë edhe ritmi i ndeshjes dhe duelet zhvillohen kryesisht në mesin e fushës

23’ Mungojnë rastet e pastra në “Niko Dovana” në këto minuta. Si Erzeni dhe Teuta nuk po arijnë që të krijojnë raste të pastra shënimi

16’ Kundërsulm i Erzenit. Provon me kokë Maloku, por topi përfundon jashtë

13’ Rrezikon Teuta. Një krosim nga e majta e sulmit, për pak sa uk devijohet në portën e tij nga një mbrojtës shijakas

10’ Rast i mirë për Erzenin. Ademi i shpëton mbrojtjes së Teutës, futet në zonë, por gjuajta e tij përfundon jashtë

8’ Provon Kadriu nga e majta e sulmit të Erzenit, por nuk arrin që të rrezikojë në portën e Teutës

7’ Teuta mundohet që të fitojë terren dhe luan më mirë në këto minuta të para, por mungojnë rastet e rrezikshme në portat kundërshtare

1’ Starton derbi në “Niko Dovana”

Rikthehet pas shumë vitesh përballja mes Erzenit dhe Teutës në elitën e futbollit shqiptar. Derbi do të luhet në shtëpinë e durrsakëve, pasi “Niko Dovana” do jetë edhe shtëpia e Erzenit këtë sezon.

FORMACIONET ZYRTARE

ERZENI – Xhika; Iljazi, Krasniqi, Sadiki, Peposhi; A. Mehmeti, Alan, Kriviçiç; Ademi, Maloku, Kadriu. Trajner: Xhevahir Kapllani.

TEUTA – Qirko; Marku, Qaqi, Kotobelli, Kuro; Karabeci, Beqja, Boçi; E. Vila, Hebaj, L. Vila. Trajner: Renato Arapi