Hasani mposht Erzenin, Tirana shkëputet e vetme në krye të renditjes

Erzeni-Tirana 0-2 (Hasani 83’ Pen, 95’)

Tirana fiton 2-0 në transfertë përballë Erzenit dhe shkëputet e vetme në krye të renditjes në kuotën e 34 pikëve. Hasani ka zhbllokuar sfidën nga pika e bardhë e penalltisë dhe në kohën shtesë ka shënuar edhe golin e dytë, që i ka dhënë një fitore të çmuar bardhebluve përballë një kundërshtari të vështirë.

95’ GOOOOOOL Tirana shënon edhe golin e dytë me Hasanin dhe vulos fatin e kësaj sfide

Tirana fiton 1-0 në transfertë përballë Erzenit dhe shkëputet e vetme në krye të renditjes në kuotën e 34 pikëve. Një gol i Hasanit nga pika e bardhë e penalltisë në pjesën e dytë i ka dhënë një fitore të çmuar bardhebluve përballë një kundërshtari të vështirë.

91’ Rrezikon Erzeni me Kapllanin, por gjuajtja e tij përfundon jashtë

90’ Akordohen 6 minuta shtesë

89’ Erzeni është hedhur në sulm në kërkim të golit të barazimit. Shijakasit pretendojnë një penallti, por për Jorgjin loja duhet të vazhdojë

87’ Erzeni mundohet të reagojë pas pësimit të golit. Iljazi tenton portën nga distanca, por gjuajtja  tij përfundon jashtë

83’ GOOOOOOOL Nga pika e bardhë godet Hasani, që dërgon topin në rrjetë dhe kalon në avantazh Tiranën

82’ Pas verifikimit në VAR, Jorgji akordon penallti për Tiranën

81’ Rrezikon Tirana me Hasanin, por gjuajtja e tij kalon ngjitur me shtyllën. Bardheblutë pretendojnë një prekje topi me dorë, por për Jorgjin loja duhet të vazhdojë. Rasti po konfirmohet në VAR

78’ Shans i artë për skuadrën e Erzenit. Ardit Peposhi ka mundësinë të kalojë në avantazh shijakasit me një goditje fluturimthi na e majta, por Bekaj bën heroin për Tiranën

74’ Ka rënë paksa ritmi i lojës dhe dy teknikët hedhin në fushë forca të reja

68’ Debuton Kristal Abazaj me fanellën e Tiranës, sulmuesi futet në lojë në vend të Patrick

65’ Minuta të mira për Tiranën, që dominon zotërimin e topit dhe ka spostuar lojën në gjysmëfushën e Erzenit

61’ Tirana i afrohet golit me Gjumsin, por sulmuesi bardheblu është i pafat, sepse gjuajtja e tij ndalet në shtyllë

54’ Rrezikon Erzeni me Ademin, por gjuajtja e tij pritet nga Bekaj

50’ Ka nisur me ritëm edhe pjesa e dytë. Erzeni mundohet që të fitojë terren ndaj kundërshtarit

46’ Nis pjesa e dytë në Durrës

Mbyllet pa gola një pjesë e parë e bukur dhe me ritëm mes Erzenit dhe Tiranës.

45’ Akordohen 4 minuta shtesë

43’ Tirana ka shtuar presionin dhe ka mbyllur në gjysmëfushën e vet Erzenin. Bardheblutë dominojnë këto minuta, por nuk po arrijnë të rrezikojnë portën e Xhikës

38’ Lojë e bukur dhe me ritëm në Durrës. Të dyja skuadrat luajnë hapur dhe sulmojnë në kërkim të golit të avantazhit

33’ Minuta të mira për Tiranën. Gjumsi i afrohet golit të avantazhit

30’ Mundësi e artë për Tiranën për të zhbllokuar sfidën. Patrick gjendet i vetëm në kufijtë e zonës, godet portën, por gjuajtja e tij kalon ngjitur me shtyllën

28’ Provon edhe Enk nga distanca, por gjuajtja e tij është e lehtë për tu pritur nga Bekaj

23’ Tjetër aksion i bukur i shijakasve. Ademi shkëputet në të majtë, pason në qendër të zonës për Nonaton, por Bekaj i vjedh kohën sulmuesit kundërshtar dhe eviton rrezikun në portën bardheblu

22’ I pafat Erzeni, pasi traversa i mohon golin Ademit

18’ Tirana jep shkëndijën e parë me Gjumsin, që tenton portën nga distanca, por goditja e tij është e pasaktë

13’ Minuta të mira për Erzenin, që po vendos në vështirësi mbrojtjen bardheblu

9’ Mundësi e artë për Erzenin. Nonato përfiton nga një gabim i mbrojtjes bardheblu i drejtohet zonës, godet, por gjuajtja e tij përfundon jashtë

7’ Është ndërprerë sfida pasi ka pasur një përplasje mes Gjumsit dhe portierit Xhika, që po marrin ndihmën e parë. Rinis loja

4’ Ka nisur me ritëm sfida, por mungojnë rastet për shënim në këto minuta të para

1’ Starton ndeshja në “Niko Dovana”

Sfida Erzeni-Tirana në “Niko Dovana” mbyll javën e 18-të të kampionatit shqiptar. Vendasit synojnë fitoren që të ngjiten në vendin e tretë në renditje, ndërsa bardheblutë kërkojnë tre pikët që të shkëputen akoma më shumë të vetëm në krye të tabelës së klasifikimit.

Formacionet zyrtare: