Kastrioti-Partizani 1-1 (Zogaj 66’ / Cara (pen) 55’ )
Partizani zhgënjen sërish, kësaj radhe duke barazuar me shifrat 1-1 ndaj Kastriotit. Ky barazim lëkund vendin e parë të Partizanit, me Tiranën e vendit të dytë që ka një ndeshje më pak. Kastrioti merr një pikë me vlerë ndaj një kundërshtari si kryeqytetasit, që e largon disi nga zona e ftohtë.
87’ Mundësi e mirë për Partizanin me Maguette i cili godet me kokë, por topi shkon shumë pranë shtyllës
85’ Kastrioti vë në vëshitrësi Partizanin me një krosim të Zogaj, por topi largohet nga Bitri
81’ Partizani provon me Murataj i cili kroson, por Karakacci largon topin nga zona e rrezikshme
75’ Mbetet i dëmtuar Greca i Kastriotit, pas një goditje të marrë nga Murataj
72’ Kastrioti provon të dalë përpara me Mehmetin që shërben për Hasanin, por topi shkon më larg seç duhej
View this post on Instagram
66’ GOOOOOOOOLLL. Kastrioti rikthen ekuilibrat me Zogaj. Sulmuesi arriti të mposhtë Rexhepin më një goditje që shkoi në cepin e portës
62’ Mundësi e mirë për Partizanin me Murataj, por ky i fundit nuk goditi mirë topin që shkoi jashtë kuadratit
57’ Kastrioti provon të dalë përpara me Mehmetin, por tentativa e tij ndalet nga mbrojtja e kuqe
View this post on Instagram
55’ GOOOOOOLLL. Partizani zhbllokon shifrat nga pika e bardhë me anë të Tedi Carës, i cili nuk gabon përballë Salit
53’ Gjyqtari akordon penallti për Partizanin. Karakaçi shkakton një faull në zonë ndaj Skukës
50’ Tedi Cara provon të me një goditje drejt portës së Kastriotit, por Edon Hasani e pengon në momentin e fundit
46’ Kastrioti ndez pjesën e dytë me një goditje të Mehmetit, por tentativa përfundon jashtë
46’ Nis pjesa e dytë e Kastrioti-Partizani
Pjesa e parë në Kastrioti-Partizani mbyllet në barazim pa gola
45+2’ Bitri provon një goditje me kokë, por tentativa ndalet nga Sali
43’ Partizani provon me anë të Rrapaj me një goditje e cila përfundon jashtë kuadratit
38’ Ka mbetur i dëmtuar në fushë Silvio Zogaj i Kastriotit, i cili del përkohësisht nga fusha e lojës
33’ Engjëll Hoti tenton portën e Katriotit, por Sali përgjigjet në mënyrën më të mirë
30’ Kastiroti provon një krosim me Çelën, por sulmi krutan nuk iu përgjigj atij topi
26’ Bruno Telushi godet drejt portës së Kastriotit në një goditje dënimi, por Sali ndal goditjen e mesfushorit
22’ Çela provon të japë një goditje drejt portës së Partizanit, por në momentin e fundit ndërhyn Bitri
20’ Tedi Cara provon një goditje të rrezikshme, por topi ndalet nga Hasani
16’ Partizani jep shkëndijën e parë. Telushi krosoi në zonën e Kastriotit, por goditja e Murataj kaloi shumë pranë portës
14’ Kastritoi nuk shfrytëzon siç duhet një kundërsulm, me Hasanin që shërbeu për Sulkën, por ky i fundit nuk arriti të mbërrinte topin
12’ Kartoni i parë i verdhë në këtë sfidë shkon për Bitrin, i cili bëri një ndërhyrje ndaj Edon Hasanit
11’ Kastritoi provon një top në zonë me anë të Zogaj por topi u hoq mjaft mirë nga mbrojtja e Partizanit
9’ Një krosim i Kastriotit nga këndi nuk u shfrytëzua mirë nga ekipi me topin që u largua mirë nga Bitri
4’ Partizani provon të dalë përpara me një top të gjatë nga Bitri për Carën, por mbrojtja e Kastriotit tregohet e saktë.
1’ Starton sfida në Kamëz
Starton sfida Kastrioti-Partizani live në Oversport dhe Tibo. Krutanët kërkojnë të marrin pikë që të ngjiten më shumë në tabelën e Abissnet Superiore.
Nga ana tjetër, të kuqtë e Giovanni Colella do të provojnë të reagojnë pas humbjes në shtëpi kundër Vllaznisë. Në rast të një fitoreje, Partizani do të qëndronte në vendin e parë në kuotën e 32 pikëve.
Formacionet zyrtare: