Festë në Kukës, Verilindorët triumfojnë ndaj Tiranës me shifrat 2-0

Kukësi-Tirana 2-0 (Johnson 32’, Bytyçi 58’)

Kukësi ka arritur të marrë një fitore të madhe, duke mundur Tiranën me rezultatin e pastër 2-0. Për verilindorët shënoi Johnson në pjesën e parë, dhe golin vendimtar e finalizoi Bytyçi.

Me këtë fitore verilindorët dalin momentalisht nga zona e ftohtë e “Abissnet Superiore”. Nga ana tjetër kryeqytetasit njihen sot me humbjen e parë të vitit 2023 dhe lëkundin vendin e parë të kampionatit.

90+5’ Kukësi niset në kundërsulm me Ndrecën, por mbrojtja bardheblu largon topin

90’ Gjyqtari ka akorduar 6 minuta shtesë

87’ Mbetet në fushë i dëmtuar mbrojtësi i verilindorëve, Ebert

83’ Super mundësi për Tiranën me Hilën, por goditja e mesfushorit shkon ngjitur me shtyllën

81’ Hasani kroson në zonë, por goditja e Nikqit me kokë përfundon jashtë

76’ Tirana mbetet në sulm me shpresë për të shënuar

71’ Ka mbetur i dëmtuar në fushë mbrojtësi i Kukësit, Edison Ndreca

67’ Super mundësi për Kukësin. Gabriel Barbosa nuk arriti të shfrytëzonte një krosim, të cilin e dërgoi me kokë jashtë

62’ Tirana pretendon për 11-metërsh. Abazaj duket se ka marrë një goditje nga mbrojtja e Kukësit

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

58’ GOOOOOOOL! Kukësi dyfishon shifrat dhe shpërthen në festë. Me një goditje nga këndi, verilindorët shënoi me Bytyçin me kokë

56’ Gabriel Barbosa ndërhyn ndaj Najdovskit dhe ndëshkohet me karton të verdhë

52’ Tirana provon me Gjumsin, por goditja e tij devijohet nga mbrojtja e Kukësit

48’ Kukësi nis vrullshëm, por topi largohet nga zona prej portierit Bekaj

46’ Nis pjesa e dytë e Kukësi-Tirana

Përfundon pjesa e parë me Kukësin në avantazh ndaj Tiranës me shifrat 1-0

45’ Gjyqtari akordon 2 minuta shtesë

41’ Patrick provon të dalë përpara, por sulmuesi brazilian ndalet nga mbrojtja verilindore

35’ Tirana pranë barazimit me Deliun i cili godet me kokë, por Halimi bën një pritje vendimtare

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

32’ GOOOOOOOOL! Kukësi kalon në avantazh me një gol të shënuar nga Johnson, me topin që kaloi vijën fatale

31’ Kukësi kundërpërgjigjet me Abdou i cili godet në portë, por Bekaj devijon topin në momentin e fundit

29’ Mundësi e mirë për Tiranën me një goditje dënimi e ekzekutuar nga Hasani, por Halimi reagon mjaft mirë

24’ Kukësi provon me Johnson, i cili jep një goditje qendrore në portën e Tiranës, por u ndal nga Bekaj

22’ Mundësi e mirë për Tiranën me Patrick, i cili tenton portën e Kukësit, por topi bllokohet nga mbrojtja kundërshtare

17’ Ka mbetur i dëmtuar sulmuesi i Tiranës, Patrick, pas një përplasje

15’ Kukësi provon me Gjelbrim Taipin nga një goditje dënimi, por tentativa e kapitenit përfundon mbi traun e portës

11’ Tirana jep shkëndijën e parë me Hilën i cili godet portën, por Halimi ndal tentativën duke e dërguar në këndore

8’ Patrick provon të dërgojë një top në zonë, por largohet nga mbrojtja verilindore

5’ Tirana jep rastin e parë me Hasanin, por goditja e tij më kokë përfundon jashtë

1’ Starton sfida mes Kukësit dhe Tiranës

Kukësi pret Tiranën për javën e 19-të të “Abissnet Suepriore”, ndeshje e cila transmetohet live në Oversport dhe Tibo. Vendasit vijnë në këtë sfidë me pozitivitet, të cilët morën një fitore kundër Egnatias me shifrat 2-1.

E njëjta situatë dhe për Tiranën që nuk njeh humbje në vitin 2023 dhe sot kërkon të marrë fitoren e radhës dhe për të vazhduar garën për titullin kampion.

Formacionet zyrtare: