Tirana përmbys Laçin, perla e Hasanit i jep tre pikë bardhebluve

Laçi-Tirana 1-2 (Shkurtaj 2’ / Lulaj 49’, Hasani 47’)

Tirana nis në mënyrën më të mirë vitin 2023, pasi mposht me përmbysje Laçin 2-1 në transfertë. Kurbinasit kalojnë të parët në avantazh me Shkurtajn, por bardheblutë barazojnë shifrat në fund të pjesës së parë me Lulajn dhe në të dytën përmbysin gjithçka me Hasanin. Tirana ngjitet në kuotën e 28 pikëve, një më pak se kryesuesit e Partizanit, që luajnë ndaj Vllaznisë në orën 16:00.

90’ Akordohen 4 minuta shtesë

89’ Limaj i afrohet golit të tretë, por Dajsinani është në superformë dhe i mohon golin lojtarit bardheblu

82’ Laçi është hedhur në sulm në kërkim të golit të barazimit, ndërsa Tirana administron avantazhin dhe zbret rrezikshëm në kundërsulm

66’ Tirana i afrohet sërish golit me Nikqin, por Dajsinani devijon goditjen e tij në këndore

60’ Është rritur ndjeshëm ritmi i lojës, të dyja skuadrat janë hedhur në sulm dhe loja është bërë mjaft e bukur

55’ Rrezikon sërish Tirana me Hasanin, por Dajsinani i mohon golin sulmuesit bardheblu

47’ GOOOOOOOOL Tirana përmbys gjithçka sapo nis pjesa e dytë. Hasani rrëmben një top në mesfushë dhe realizon një supergol

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

46’ Nis pjesa e dytë në Laç

Mbyllet në barazim 1-1 pjesa e parë në Laç. Vendasit zhbllokojnë menjëherë sfidën me Shkurtaj, por pardheblutë arrijnë të barazojnë gjithçka në minutat shtesë falë golit të Lulajt.

49’ Në aksionin pasardhës, Lulaj përfiton nga një rrëmujë në zonë dhe dërgon topin në rrjetë. 1-1

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

48’ Hasani lëshon një predhë nga distanca, por Dajsinani fluturon dhe i mohon golin e barazimit Tiranës

45’ Akordohen 4 minuta shtesë

41’ Tirana i afrohet golit të barazimit me Patrick, por Dajsinani bën mrekullinë dhe devijon në këndore

36’ Tirana sulmon me forca të shumta, ndërsa Laçi zbret rrezikshëm në kundërsulm. Por nuk ndryshon rezultati i vulosur në minutën e 2-të të takimit

30’ Tirana i afrohet golit të barazimit me Hilën, por goditja e tij me kokë përfundon mbi traversë

21’ Mundësi e artë e Laçit për të shënuar golin e dytë. Kurbinasit zbresin rrezikshëm në kundërsulm, Adeleke pason për Shkurtaj që me portën e boshatisur bën më të vështirën dhe dërgon topin jashtë

20’ Tirana mundohet të reagojë pas golit të pësuar dhe ka shtuar presionin në zonën e Laçit. Bardheblutë pretendojnë një penallti për një prekje topi me dorë në zonë, por për gjyqtarin Koçi loja duhet të vazhdojë

16’ Mundësi e artë për Laçin për të dyfishuar avantazhin. Shkurtaj futet në zonë dhe godet, por gjuajtja e tij devijohet në këndore

11’ Tenton edhe Hasani me një goditje nga distanca, por gjuajtja e tij përfundon jashtë kuadratit

10’ Tirana i afrohet golit të barazimit me Patrick, por gjuajtja e tij largohet nga mbrojtësit kurbinas

5’ Është ndalur loja për disa minuta pasi është dëmtuar një lojtar i Tiranës dhe po i jepet ndihma mjekësore

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

2’ GOOOOOOOOOL Laçi zhbllokon menjëherë sfidën me Vasil Shkurtajn, që përfiton nga një gabim në mbrojtje dhe dërgon topin në rrjetë

1’ Starton ndeshja në Laç

Një test i vështirë i pret kampionët e vendit, që do të nisin vitin 2023 në transfertë përballë Laçit. Vendasit kërkojnë tre pikët që ti afrohen zonës europiane, ndërsa bardheblutë fitoren që të mos humbasin kontaktin me kryesuesit e Partizanit.

Formacionet zyrtare: