Laçi dhe Vllaznia ndahen në paqe, Marku i përgjigjet Adelekes

Laçi-Vllaznia 1-1 (Adeleke 53’ / Marku 67’)

Nuk ka fitues në sfidën mes Laçit dhe Vllaznisë. Vendasit zhbllokojnë sfidën me Adeleken në pjesën e dytë, por shkodranët përgjigjen pak minuta më vonë me Markun. Të dyja skuadrat luftojnë për fitoren, por nuk arrijnë që të marrin më shumë se një pikë në këtë takim.

90’ Akordohen 5 minuta shtesë

88’ Borisiuk provon nga distanca por gjuajtja e tij kalon ngjitur me shtyllën

83’ Lojë e bukur dhe plot ritëm në Laç, të dyja skuadrat po tentojnë golin e fitores

79’ Mundësi e mirë për Laçin. Spahiu godet nga distanca, por Zogoviç nuk lejon që topi të shkojë në rrjetë

72’ Ndizet loja në Laç, sepse të dyja skuadrat po kërkojnë që të fitojnë këtë takim dhe ka raste nga njëra portë në tjetrën

67’ Barazon Vllaznia me Markun

65’ Vllaznia nuk po arrin dot të reagojë, Laçi luan më mirë dhe është hedhur në sulm në kërkim të golit të sigurisë

60’ Adeleke nuk arrin të finalizojë një aksion të bukur të vendasve

56’ Dominim total i Laçit. Vllaznia duket e përhumbur pas golit dhe vendasit po kërkojnë të shënojnë edhe golin e dytë. Provojnë Mazrekaj, Spahiu dhe Adeleke, por nuk arrijnë të dërgojnë topin në rrjetë

53’ GOOOOOOOOOL . Shënon Laçi. Adeleke kalon në avantazh vendasit. Spahiu kroson një top në zonë, Adeleke përfiton nga gabimi i mbrojtjes shkodrane dhe dërgon topin në rrjetë

51’ Skemë e Laçit, Borisiuk godet nga distanca, por gjuajtja përfundon jashtë

47’ Laçi ka nisur vrullshëm pjesën e dytë dhe rrezikon me Roganoviç

46’ Nis pjesa e dytë në Laç

Ka ritëm dhe intensitet pjesa e parë në Laç, por nuk ka gola në sfidën mes kurbinasve dhe Vllaznisë. Të dyja skuadrat kanë kërkuar golin, por nuk kanë arritur që të mposhtin portierët kundërshtarë

44’ Rast i artë për Vllazninë. Aralica i vetëm në zonë, nuk arrin që të kalojë portierin Dajsinani

40’ Provon Cucin nga distanca, por goditja e tij ndalet nga mbrojtja shkodrane

36’ Mundësi e mirë për Vllazninë. Mala pason për Krujën në të djathtë të sulmit të miqve, godet ky i fundit, por topi përfundon mbi traversë

31’ Për gjyqtarin nuk ka patur faull dhe loja vazhdon

29’ Vllaznia pretendon një penallti, për një ndërhyrje të gabuar ndaj Hoxhajt në zonë

26’ Mazrekaj jep një pasim shumë të bukur për Adeleken, por ky i fundit nuk arrin të zotërojë topin, pasi Zogoviç largon çdo rrezik duke dalë nga porta

21’ Rrezikon Laçi me Adeleke, por gjuajtja e tij devijohet në këndore

18’ Vllaznia fiton një goditje dënimi në kufijtë e zonës. Mala pengohet nga mbrojtësit vendas. Tenton direkt goditjen në portë Marku, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule

15’ Reagon edhe Vllaznia. Kruja kroson një top në zonë, Alivoda kërcen më shumë se të gjithë, godet me kokë, por gjuajtja e tij përfundon jashtë

9’ Minuta të mira për Laçin, që është më kërkues dhe mundohet që të mbyllë Vllazninë në gjysmëfushën e saj.

4’ Laçi është më kërkues në këto minuta të parë. Vendasit kanë fituar 2 goditje këndi, por nuk kanë arritur që të rrezikojnë portën e Zogoviç

1’ Nis ndeshja në Laç

Laçi do të ndeshet me Vllazninë në një sfidë që vlen shumë për të dyja skuadrat. Pas barazimit të marrë në Tiranë një javë më parë kurbinasit kërkojnë fitoren që mungon prej shumë kohësh. Ndërsa miqtë nga Shkodra kërkojnë të harrojnë disfatën përballë Partizanit, duke synuar maksimumin e pikëve në këtë transfertë.

Formacionet zyrtare